Mario Mitaj është zyrtarisht një lojtar i Al Ittihad. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, ka vendosur të vazhdojëkarrierën në Arabinë Saudite.
Pas interesimeve nga Juventusi, Franca dhe Turqia, në fund mbrojtësi zgjodhi Arabinë Saudite. Pak minuta më parë Al Ittihad ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Mitajt.
Futbollisti shqiptar i bashkohet yjeve të shumtë europianë si Ngolo Kante, Karim Benzema etj. Operacioni u trajtua nga agjenti i tij, Silvio Pagliari. Për sa i përket shifrave të transferimit bëhet fjalë për një huazim me vlerën 1 milion e 200 mijë euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro. /PanoramaSport.al


