Lionel Messi ka nënshkruar kontratën e re me Inter Miamin, duke zgjatur qëndrimin e tij në klub edhe për tre vite të tjera, deri në dhjetorin e vitit 2028.
Pavarësisht spekulimeve për një rikthim në Argjentinë, Messi i ka hedhur poshtë ato thashetheme dhe ka konfirmuar besnikërinë ndaj klubit amerikan. Gazetari Fabrizio Romano bëri të ditur se marrëveshja ishte arritur javë më parë dhe është zyrtarizuar pas miratimit të të gjitha hapave nga MLS.
Komunikata e klubit thekson: “Lionel Messi qëndron edhe për tre vite tjera te Inter Miami. Marrëveshja në parim u arrit javën e kaluar, tani është konfirmuar zyrtarisht.”
Sipas raportimeve, rinovimi i Messit gjithashtu konfirmon pjesëmarrjen e tij me Argjentinën në Kupën e Botës 2026.
OFFICIAL: Lionel Messi signs new deal at Inter Miami valid until December 2028, confirmed.
Verbal agreement reported last week now confirmed as MLS approved all the formal steps.
Messi stays at Inter Miami for 3 more years. pic.twitter.com/Az2AuZ7KuQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 23, 2025


