Kristjan Asllani do të vazhdojë të jetë një futbollist i Interit, deri në vitin 2028.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi zikaltër, që njofton se mesfushori i Kombëtares do të mbajë veshur fanellën e 20-herë kampionëve të Italisë dhe për 4 vitet e tjera të ardhshme.
Ndonëse shpeshherë është folur për një largim, Asllani zgjodhi që të qëndrojë dhe të luftojë deri në fund te kampi i Interit. Kjo gjë është vënë re nga trajneri Simone Inzaghi, i cili i ka dhënë shpeshherë minuta, teksa në takimin e fundit përballë Monzës, 22-vjeçari u titullua.
Kjo u vlerësua dhe nga drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët ia kanë shpërblyer duke i ofruar një kontratë të re mesfushorit shqiptar.
View this post on Instagram


