Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mungon vetëm firma, titullari i Bayern drejt rinovimit të kontratës

    Fillon “dasma e vitit”/ Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festën mes të ftuarve në Palermo

    Botërori 2026/ Alarm te Gjermania, Neuer bën me dhimbje koke trajnerin Nagelsmann

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari

    November 6, 2024
    Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari
    Fotografi ilustruese nga një protestë kundër ndalimit të mbulesës së plotë për gratë myslimane në publik, në Hagë të Holandës, më 30 nëntor 2006.

    ZVICËR– Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësira publike, i njohur gjerësisht si “ndalimi i burkave”, do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2025-tës, tha qeveria zvicerane të mërkurën.

    Ky ndalim, që kaloi me një dallim të vogël votash në një referendum të vitit 2021 dhe që u dënua nga shoqatat myslimane, u inicua nga i njëjti grup që organizoi ndalimin e minareve të reja në vitin 2009.

    Këshilli Federal qeverisës tha në një deklaratë se ka vendosur datën e fillimit të ndalimit dhe se kushdo që do ta shkelë atë pa të drejtë do të përballet me një gjobë deri në 1.000 franga zvicerane.

    Ndalimi nuk vlen për avionë ose për ambiente diplomatike dhe konsullore, ndërsa fytyrat mund të mbulohen edhe në vendet e adhurimit dhe vende të tjera të shenjta, tha qeveria.

    Mbulimi i fytyrës do të mbetet i lejuar për arsye të shëndetit dhe sigurisë, për zakone vendase ose për kushte moti, tha ajo. Gjithashtu, do të lejohet për arsye artistike dhe argëtimi, si dhe për reklamim, shtoi ajo.

    Nëse këto mbulime janë të nevojshme për mbrojtje personale në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe të bashkimit, ato duhet të lejohen nëse autoriteti përgjegjës e ka miratuar tashmë dhe nuk dëmtohet rendi publik, thuhet në deklaratë./REL

    ndalimi i hixhabit Zvicra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mungon vetëm firma, titullari i Bayern drejt rinovimit të kontratës

    June 6, 2026

    Fillon “dasma e vitit”/ Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festën mes të ftuarve në Palermo

    June 6, 2026

    Botërori 2026/ Alarm te Gjermania, Neuer bën me dhimbje koke trajnerin Nagelsmann

    June 6, 2026

    Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.