Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    Dy herë kampioni i Shqipërisë, Alijev thumbon haptazi ish-trajnerin Tetova: Tre muaj jashtë, pa shpjegim

    SHBA sulmojnë Iranin/ Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërshton

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zonat e mbrojtura, udhëzimi si do jepen në përdorim të përkohshëm territoret

    August 29, 2024

    TIRANË– Një udhëzim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit përcakton mënyrën sesi do të jepen në përdorim të përkohshëm kullotat që gjenden brenda zonave të mbrojtura.

    Sipas këtij dokumenti që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare, agjencitë rajonale të zonave të mbrojtura kanë detyrimin e identifikimit të parcelave.

    “AdZMja/ZAPK-ja, brenda datës 15 shkurt të çdo viti, identifikon/përcakton parcelat kullosore publike dhe private për dhënien në përdorim për kullotje, në përputhje me kërkesat teknike të përdorimit të kullotave, sipas legjislacionit në fuqi për kullotat dhe zonat e mbrojtura. Parcelat e ndodhura në kullotat që ndodhen në nënzonën qendrore të zonës së mbrojtur përjashtohen nga përdorimi sipas kërkesave të këtij udhëzimi” thuhet në dokument.

    Për dhënien me qira të këtyre territoreve udhëzimi specifikon disa kushte që duhet të mbahen parasysh të tilla si të mos cenohen vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike të territorit kullosor ; të jetë në harmoni me elementet e vlerave të biodiversitetit që ka kullota; të kryhet çdo punim mirëmbajtjeje i cili konsiderohet i nevojshëm p ër ruajtjen e gjendjes natyrore dhe që sjellë përmirësimin e treguesve biologjikë të kullotës; të ruhet mbulesa barishtore nga mbikullotja, duke kontraktuar numrin e bagëtive sipas kapacitetit mbajtës të kullotës; kullotja, pushimi dhe mrizimi i bagëtive, të bëhet nga subjekti i interesuar në sistem brezash të alternuar për të mundësuar ruajtjen e gjendjes normale të bimësisë barishtore.

    Parcelat që identifikohen si të disponueshem dërgohen për miratim nga drejtori i përgjithshëm. Ndërkohë brenda datës 1 mars Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura dërgon në rrugë elektronike dhe shkresore pranë agjencive rajonale dhe bashkisë përkatëse listën e miratuar të parcelave/nënparcelave kullosore, e cila përmban: vendndodhjen, sipërfaqen, llojin e kullotës, kapacitetin kullosor të saj dhe infrastrukturën që e shoqëron.

    Për marrjen me qira të kullotave publike që janë shpallur në listë, në çdo rast, subjektet e interesuara, paraqesin kërkesën me shkrim pranë bashkisë:

    a) brenda datës 30 mars, për kullotat verore; b) brenda datës 10 korrik, për kullotat dimërore. Kërkesa duhet të specifikojë një sërë të dhënash duke nisur nga të dhënat dhe gjeneralitetet e kërkuesit e deri tek lista e objekteve që kërkohet të ndërtohen në ndihmë të aktivitetit./monitor

    udhëzimi Zonat e Mbrojtura
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    June 11, 2026

    Dy herë kampioni i Shqipërisë, Alijev thumbon haptazi ish-trajnerin Tetova: Tre muaj jashtë, pa shpjegim

    June 11, 2026

    SHBA sulmojnë Iranin/ Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërshton

    June 11, 2026

    Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.