Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA sulmojnë Iranin/ Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërshton

    June 11, 2026

    SHBA- Ushtria amerikane ka goditur gjatë natës shumë objektiva në Iran. “Sulmet janë një reagim ndaj agresionit të pajustifikuar dhe të vazhdueshëm të Iranit”, njoftoi në platformën X Komanda Rajonale e SHBA-së për Lindjen e Mesme, CENTCOM.

    Sipas saj, bëhet fjalë për “goditje vetëmbrojtëse”. Thuhet se janë goditur sisteme mbikëqyrëse ushtarake, sisteme komunikimi dhe pozicione të mbrojtjes ajrore në të gjithë vendin.

    Ndërkohë ushtria amerikane ka njoftuar se ka ndaluar sërish sulmet ndaj objektivave në Iran. Këtë e bëri të ditur në orët e para të mëngjesit në platformën X komanda rajonale përkatëse, CENTCOM.

    Ushtria iraniane deklaroi, se reagoi ndaj sulmeve të reja amerikane duke bllokuar plotësisht Ngushticën e Hormuzit, si dhe me kundërsulme ndaj objektivave në shtetet e Gjirit, Bahrein dhe Kuvajt. Çdo anije që përpiqet të kalojë këtë ngushticë detare, e cila është e rëndësishme për tregtinë e naftës dhe gazit, do të sulmohet, thuhej në një deklaratë të udhëheqjes ushtarake iraniane të transmetuar nga radioja shtetërore.

    Sipas radios, dy anije janë qëlluar.  Pas kësaj erdhi përgënjeshtrimi parë nga Komanda Rajonale. CENTCOM shkroi në platformën X: “Anijet tregtare vazhdojnë edhe sonte të hyjnë dhe të dalin nga Ngushtica e Hormuzit.” Kurse mediat shtetërore iraniane e cilësuan këtë pretendim si të pavërtetë.

    “Do t’i bombardojmë deri në shkatërrim të plotë”

    Sipas një raportimi mediatik, presidenti amerikan Donald Trump i ka hedhur Teheranit akuza për një shkelje veçanërisht të rëndë të armëpushimit që, sipas tij, ka qenë në fuqi prej dy muajsh. Ai e quajti atë “armëpushimin më të shkelur në historinë e botës”, citoi një reporter i rrjetit amerikan Fox News nga një bisedë me presidentin.

    Se për cilin incident konkret e kishte fjalën Trump me këtë akuzë, mbeti e paqartë. Trump ka lënë të kuptohet se bombardimet mund të përfundojnë së shpejti, raportoi gazetari i Fox News, Trey Yingst, në platformën X. Por nëse Teherani nuk nënshkruan një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës, “do t’i bombardojmë deri në shkatërrim të plotë”, thuhet se ka kërcënuar Trump./DW

    SHBA SHBA sulmojnë Iranin Teherani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    June 11, 2026

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    June 11, 2026

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    June 11, 2026

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.