ELBASAN– Policia ka shpallur në kërkim administratorin e fabrikës së prodhimit të plastikës në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan, që u përfshi nga një zjarr masiv pasditen e së mërkurës (4 shtator).
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri, u shkaktua ndotje e ajrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Nga zjarri nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërsa janë rregjistruar vetëm dëme materiale.


