Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zjarret/ Ministria e Bujqësisë: Kafshët e ngordhura të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh

    August 13, 2025
    Zjarret/ Ministria e Bujqësisë: Kafshët e ngordhura të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh

    GRAMSH– Zjarret në vend janë një ndër situatat më të vështira me të cilat po përballen banorët e Republikës së Shqipërisë nga veriu në jug.

    Nga informacionet zyrtare të autoriteteve bëhet me dije se stuata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat. 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë, flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie. Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë, të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.

    Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me ta ka qenë po aq e vështirë sa beteja që po zhvillojnë prej dy ditësh me zjarrin. Përballë situatës emergjente, janë banorët ata që ngulin këmbë të qëndrojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe në shumë raste janë larguar edhe me forcë.

    “Kryesorja është për banorët të ruajnë gjakftohtësinë, ne jemi për t’i ndihmuar, çfarë është bërë, është bërë. Të kenë besim te këta burra. Apeli është të largohet edhe banori i fundit. Keq është ta them, por kemi përdorur edhe forcën.”-tha kryebashkiaku i Gramshit, Besjon Ajazi. Në këto kushte emergjence, thirrja për banorët është që të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.

    Ekipet e Ministrisë së Bujqësisë po marrin masa, ndërkohë, për groposjen e kafshëve të ngordhura që janë djegur. Edhe pse është emergjencë nga zjarret, duhet ndërhyrë pikërisht në këto momente për të shmangur përhapjen e ndonjë epidemie./Radar.al

    Ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret

    Ndihmoi në shuarjen e flakëve, asfiksohet nga tymi nënkryetari i Bashkisë Delvinë

    Thashethemet për një romancë të re/ Egli: Mos mendoni se jam kaq e cekët

    gramsh Kafshët e ngordhura të groposen ministria e bujqesise Zjarret në vend
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    April 21, 2026

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    April 21, 2026

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    April 21, 2026

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.