Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

    Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

    Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me makine luksoze, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret

    August 13, 2025

    TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar së fundmi në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri ndërsa ka shpërndarë një mesazh emergjence për të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen në vendin tonë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u ka bërë thirrje amerikanëve që të jenë të kujdesshmëm dhe të mos shkojnë në zonat ku kërcënohen nga zjarret.

    Në njoftimin zyrtar theksohet se duhet të shmanget udhëtimi në zonat ku janë aktive vatrat e zjarrit dhe se në rast se ndodhen të kërcenuar të përdorin rrugë alternative ose të shtyjnë udhëtimin. Ambasada gjithashtu shton se në rast urgjence duhet të telefonojnë në numrin 127 për një ambulancë, në 112 për policinë ose në 128 për zjarrfikësit.

    Reagimi i Ambasadës Amerikane:

    Mesazh Emergjence për Qytetarët Amerikanë – Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri (12 Gusht 2025)

    Vendndodhja: Në të gjithë vendin

    Ngjarja: Ambasada e SHBA-së në Tiranë vazhdon të monitorojë disa zjarre në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së me telefon në 4224-7285 (duke telefonuar nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (duke telefonuar nga jashtë Shqipërisë), ose me email në: [email protected] .

    Veprimet që duhen ndërmarrë:

    – Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato që janë nën urdhra evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e zjarreve në pyje dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljet e rrugëve dhe aktivitetin e zjarreve në pyje.

    – Zjarret në pyje janë të zakonshme në Shqipëri. Thithja e tymit përbën një rrezik serioz për shëndetin, edhe nëse nuk jeni afër flakëve. Nëse një zjarr në pyje është afër vendndodhjes suaj, përfshirë banesën tuaj, evakuohuni menjëherë në një zonë të paprekur.

    – Mos u përpiqni të kaloni me makinë nëpër zona të prekura nga zjarret në pyje ose tymi i dendur. Kërkoni një rrugë alternative ose merrni në konsideratë shtyrjen e udhëtimit nëse nuk keni një rrugë alternative. Nëse nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të kaloni me makinë nëpër tymin e një zjarri në pyje, ngisni ngadalë me dritaret hapur, kanalet e ajrit të jashtëm të mbyllura dhe dritat e ndezura për shikueshmëri më të mirë.

    – Ne i inkurajojmë fuqimisht qytetarët amerikanë në zonat e prekura që janë të sigurt të monitorojnë lajmet lokale dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt të dashurit e tyre dhe/ose të përditësojnë statusin e tyre në mediat sociale.

    – Nëse keni një urgjencë të menjëhershme ose kërcënuese për jetën, ju lutemi telefononi në 127 për një ambulancë, në 112 për policinë ose në 128 për zjarrfikësit. Gjithashtu mund të kontaktoni Urgjencën Kombëtare në  [email protected]

     

    Zjarret/ Ministria e Bujqësisë: Kafshët e ngordhura të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh

    Ndihmoi në shuarjen e flakëve, asfiksohet nga tymi nënkryetari i Bashkisë Delvinë

    Paraburgim për të dyshuarin për vr*sjen në Baicë

    Thashethemet për një romancë të re/ Egli: Mos mendoni se jam kaq e cekët

    ambasada e SHBA shqipëri Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

    January 17, 2026

    Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

    January 17, 2026

    Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me makine luksoze, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

    January 17, 2026

    Dimri më i ashpër në vite/ Si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.