Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e sotëm dy “beach bar-e” dhe një restorant në zonën bregdetare të Radhimës. Për pasojë, janë shkrumbuar plotësisht çadrat, shezlongët dhe infrastruktura përreth.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë arritur të rrezikojnë edhe një hotel në afërsi. Fatmirësisht, në hotel nuk kishte persona në momentin e ngjarjes.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të dendura tymi të zi që kanë mbuluar të gjithë zonën, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.


