Zjarr në një banesë pranë Shkollës së Kuqe në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje
Një zjarr ka rënë në një banesë trekatshe në zonën pranë Shkollës së Kuqe në Tiranë.
Në vendngjarje po veprojnë tre grupe zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa situata është nën kontroll.