TIRANË– Mesditën e kësaj të enjteje një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë, ndërsa raportohet se situata u vu shpejt nën kontroll.
Nga informacionet paraprake mësohet se dëmet janë minimale në guzhinën e apartamentit në katin e tretë./Radar.al


