Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA paralajmeron: Bizneset që bashkëpunojnë  me linjat ajrore iraniane rrezikojnë sanksione

    Gjermania dhe Britania e Madhe do të forcojnë sërish lidhjet

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 28 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Qëlloi me ar*ë në darkën ku ndodhej Trump, 31-vjeçari akuzohet për tentativë vr*sje të presidentit!

    April 28, 2026

    KALIFORNI – Një burrë nga Kalifornia është akuzuar për tentativë vrasje të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një incident që ka nxitur një rishikim të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

    Cole Tomas Allen, 31 vjeç, u përball gjithashtu me dy akuza për armëmbajtje pa leje gjatë paraqitjes së tij në gjykatë në Uashington DC të hënën.

    Bazuar në atë që thonë prokurorët ai mbante me vete një pistoletë gjysmë-automatike, një armë gjahu me pompë dhe tre thika, teksa kaloi me forcë një pikë kontrolli sigurie gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën.

    Një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua, por nuk mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit që ndodhi në një hotel. I akuzuari përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

    I veshur me një uniformë blu burgu dhe me një etiketë emri, i dyshuari u shfaq i qetë gjatë seancës gjyqësore të së hënës në kryeqytetin amerikan.

    Ai foli me zë të ulët, duke iu përgjigjur pothuajse çdo pyetjeje të gjyqtarit me “po, i nderuar gjykatës” ose “jo, i nderuar gjykatës”.

    Ndër të tjera deklaroi moshën e tij dhe tha se kishte një diplomë master. Tre marshallë amerikanë qëndronin pas tij dhe një tjetër pranë tij, ndërsa prokurorja federale që po merret me çështjen, Jeanine Pirro, e ndiqte nga afër.

    Gjatë incidentit të së shtunës në mbrëmje, Trump, Zëvendëspresidenti JD Vance, anëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë u larguan me shpejtësi nga salla e hotelit Ëashington Hilton, pasi u dëgjuan të shtëna armësh.

    I dyshuari dyshohet se kaloi me forcë një pikë kontrolli sigurie një kat mbi sallën ku po zhvillohej aktiviteti.

    “Një oficer i Shërbimit Sekret u qëllua në gjoks, por mbante një jelek antiplumb që funksionoi,” deklaroi ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Todd Blanche, gjatë një konference për shtyp të hënën./Radar.al

    tentative per vrasjen e trump Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA paralajmeron: Bizneset që bashkëpunojnë  me linjat ajrore iraniane rrezikojnë sanksione

    April 28, 2026

    Gjermania dhe Britania e Madhe do të forcojnë sërish lidhjet

    April 28, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 28 Prill 2026

    April 28, 2026

    Vetëvendosje propozoi dy emra për President të ri të Kosovës, sot afati i fundit kushtetues

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.