HAS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e par të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku rreth orës 2:00 në Has kanë humbur jetën tragjikisht nënë e bir.
Banesa është përfshirë nga një zjarrm masiv e për pasojë kanë mbetur të vdekur, shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
Has/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.
Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


