Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi këtë pasdite në zonën e “Rrugës së Teqes Mengel” në Elbasan, duke përfshirë një masiv me pisha dhe shkurre. Flakët e fuqizuara nga era, temperatura e lartë dhe bimësia e thatë, kanë vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Sipas burimeve paraprake, nuk raportohen persona të lënduar, por dëmet në sipërfaqen pyjore janë të konsiderueshme.
Forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave pranë zonës së rrezikuar.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonën e përfshirë nga zjarri, ndërkohë që po vijon puna për neutralizimin e plotë të vatrës.


