Teksa ditën e sotme vijon seanca gjyqësore ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të Golden Resort në Pjezë, në garazhin e së cilës u mbajt me orë të tëra trupi i pajetë i Jan Prengës, përplasjet kanë qenë prezente gjatë gjyqit.
Burimet bëjnë me dije se ka patur debate mes trupës gjykuese dhe mbrojtjes së kopshtarit që akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e Jan Prengës, të ndodhur në zonën e Kamzës në 2020.
Më tej mësohet se avokati i Bexhdilit është shprehur se SPAK ka keqinterpretuar pamjet filmike.
Avokati pretenndon se Bexhdili vetëm ka futur trupin e pajetë të Jan Prengës në makinë. Më tej shton se ky veprim nuk ka lidhje fare me vrasjen e Prengës.
Pjesë nga seanca:
Avokati Ilir Murati: Prokuroria e Posaçme ka bërë gabime gjatë këqyrjes së pamjeve filmike, i mbrojturi prej meje nuk është ngjitur në makinë 18:29 minuta është në këmbë, nuk është në makinën që do të transportojë pengun me makinën tip Mercedes Vito që dyshohet se ka marrë pengun. Në orën 18:30 minuta makina që do të transportojë pengun ndizet dhe bëhet gati të largohet por Bexhdili nuk ka hypur në atë makinë. I mbrojturi prej meje e pranon që ka ndihmuar për të futur pengun Jan Prenga nga makina Range Rover tek makina tjetër, por nuk ka kryer veprime të tjera. Kërkojmë që në kuadër të këtij procesi të këqyren pamjet filmike të ngjarjes. Gjykata administron provat e dorëzuara nga mbrojta, tabelat fotografike.
Spak: Festim Bexhdili e ka nxjerrë trupin nga makina dhe e ka mbështjellë me qese te zeza ne na rezulton që i pandehuri ka dalë nga kompleksi dhe është rikthyer sërish në kompleks, ku ka vijuar më pas me veprimet e tjera.
LEXO EDHE:
Qytetarja denoncon drejtoreshën e shkollës: Ka 3 vite që falsifikon notat e nxënësve
Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Ndërhyrja e NATO-s ndaloi mas*krat ç’njerëzore

