Ka nisur senca gjyqësore për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, në Gjykatën e Posaçme me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.
Ditën e sotme togat e zeza relatuan një letërporosi që ka mbërritur në Shqipëri për të marrë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit, vëllait të Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.
Shkresa e mbërritur së fundmi mësohet se ka ardhur nga homologët britanikë.
Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK.
Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”.


