TIRANË– Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”- shkruan Kreu i Shtetit, duke kujtuar ditën historike të hyrjes së trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO në Kosovë, më 12 qershor 1999.
Begaj në mesazhin e tij thekson se kjo ndërhyrje ndaloi “masakrat çnjerëzore dhe spastrimin etnik kundër popullsisë civile që po ndodhte në zemër të Evropës”, duke e cilësuar një nga momentet më të rëndësishme të ndërgjegjes ndërkombëtare për t’i dhënë fund një prej faqeve më të errëta të historisë moderne./Radar.al
U dh*nua në sherrin në ‘Ali Dem’/ Arrestohet i riu, shpallet në kërkim 28-vjeçari
“Ka shumë të vdekur”/ Avioni u rrëzua në një konvikt mjekësh, mes pasagjerëve edhe 11 fëmijë


