Ualid Zharmuni nuk do të luajë në Laç. Sulmuesi më i rëndësishëm i bardhebluve, i cili ka shënuar edhe pesë gola me fanellën e 26 herë kampionëve do të marrë sot paradite avionin për t’u kthyer në Francë.
i nuk do të jetë në takimin e së shtunës në Kurbin, duke braktisur bardheblutë në sfidën më të rëndësishme të 2024-ës. “Panorama Sport” zbulon se lojtari ka vendosur që të kthehet në shtëpi para se të mbyllet sezoni. Shkak është bërë një problem në shikimin e lojtarit. Sulmuesi duhet të operohet në sy dhe nuk mund ta shtynte sërish ndërhyrjen. Faktikisht, lojtari duhet ta mbaronte këtë punë në shtator, por Shkëmbi nuk e lejoi të largohej dhe tani ai duhet të operohet në dhjetor. Kjo lëvizje bën që francezi të mos jetë në këtë javë të 19- të, por të kthehet vetëm në janar. Një humbje e madhe për Tiranën, duke pasur parasysh se Zharmuni me 5 golat, por të shënuara në 1271 minuta, në 16 ndeshje është golashënuesi i bardhebluve, por i dyti në raportin gola minuta. Francezi shënon çdo 254 minuta.
Akileu Ndreca rezulton sulmuesi më rezultativ i bardhebluve. Ndreca ka shënuar 4 herë, në 435 minuta lojë, duke pasur një mesatare prej 109 minutash për një gol. Po kështu, Ndreca është aktivizuar edhe 17 takime. I treti është Bajroviçi me një gol çdo 269 minuta. Suedezi është aktivizuar 538 minuta, në 13 ndeshje dhe dy gola. Pas tij vjen Qëndrim Ismajli me një gol çdo 411 minuta. Lojtari nga Kosova është aktivizuar 1234 minuta në 16 takime. Në fund, Fatmir Prenkaj me një gol çdo 431 minuta. Sulmuesi ka qenë në fushë 862 minuta gjatë 15 takimeve dhe duke shënuar 2 gola. Siç shihet, Ndreca është futbollisti më rezultativ i bardhebluve në repartin e sulmit.
JONUZI – Një tjetër humbje për Tiranën është edhe Fjoart Jonuzi. Lojtari nuk ishte fare në sfidën me Dinamon, as në fushën e lojës dhe as në stol. Futbollisti nuk luajti shumë minuta edhe në takimin me Teutën. Shkak është bërë një dëmtim në shpatull, që po e shqetëson prej kohësh. Një dëmtim kronik, që mund të riparohet me terapi ose operacion si në rastin e Elton Kalesë dy vite më parë./PanoramaSport


