Zhaklin Lekatari ka komentuar lojën e Brikenës në “Big Brother VIP Albania” gjatë emisionit “Kosova Live”, duke u shprehur se hyrja e Luizit në shtëpi ka ndikuar drejtpërdrejt në ndryshimin e dinamikës së saj të lojës.
Sipas saj, Brikena në fillim po luante një lojë të fortë dhe të vendosur, por gjithçka ndryshoi pas hyrjes së Luizit.
“Unë mendoj që loja e Brikenës ndryshoi në momentin që hyri Luizi, Luizi ia prishi lojën”, është shprehur Lekatari.
Ajo shton se pas këtij momenti, Brikena nisi të marrë vendime të rëndësishme brenda shtëpisë, duke dërguar banorë në televotim dhe duke ndryshuar qasjen e saj në lojë.
“Pas hyrjes së Luizit, Brikena çoi në televotim, çoi Mateon në televotim dhe nxori Luxhinin, dhe ishte një luaneshë që luante me çokollata të helmuara, pra ti më jep një çokollatë, unë të jap 10 çokollata, por të helmuara, sepse unë ju nxjerr nga shtëpia”, ka deklaruar ajo.
Lekatari thekson gjithashtu se një deklaratë e Luizit ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë te Brikena.
“Luizi atëherë i tha Brikenës: ‘Unë të shoh ty si Kiarën dhe ty të shoh si veten time’ dhe këtu loja e Brikenës ndryshoi”, është shprehur ajo.
Sipas saj, më pas Brikena ndryshoi fokusin e lojës, duke u orientuar më shumë drejt marrëdhënieve personale brenda shtëpisë.
“Dhe fatkeqësisht, ajo për mua u sakrifikua që të fitonte partneri i vet dhe u krijua kjo loja e këtij çifti që pëlqehet shumë në publik, e këtij djalit që shkon nga mbrapa vajzës, kjo vajza që refuzon dhe në fund fare e pranon puthjen”, ka shtuar Lekatari.


