Ermal Onuzi është zgjedhur kreu i ri i Gardës së Republikës me firmë të kryeministrit Edi Rama.
Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.
Gjenerali Sako njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra pas 11 vitesh punë.
Garda e Republikës deri tani drejtohej nga Sami Kuti (i komanduar). Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë. Mes tyre ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.


