JO vetëm në terren apo me këshilltarë të huaj, partitë dhe kandidatët kanë shpenzuar para për të dalë në krye në zgjedhjet e 11 majit dhe me rrjetet sociale, e me sa duket per disa reklama ka funksionuar.
Partia Demokratike rezulton të jetë subjekti politik me shpenzimet më të larta për reklama në Facebook gjatë 90 ditëve të fundit, me një total prej 43,873 dollarësh sipas një grafiku të publikuar nga gazetari Isa Myzyraj. Pas saj renditet Agron Shehaj me 39,014 dollarë të shpenzuara. Në total janë 167 069 dollarë (14,546,768 lekë) të shpenzuara për reklama në “Facebook” nga 10 subjekte.

Në vend të tretë vjen PDIU me 15,285 dollarë, e ndjekur nga kandidatët e PD Grigels Muçollari (13,811 $) dhe Jorida Tabaku (10,957 $). Në listë përfshihen gjithashtu Vullnet Sina, Pëllumb Seferi, Taulanda Jupi, Belind Këlliçi dhe Endri Hasa, me shpenzime që variojnë nga 7,950 $ deri në 9,278 $.
Të dhënat pasqyrojnë një aktivitet të lartë promovues në rrjetet sociale në prag të zgjedhjeve dhe tregojnë rëndësinë e fushatës dixhitale për aktorët politikë.


