Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zgjedhjet që mund ta largojnë Çekinë nga rruga proevropiane

    October 1, 2025

    Kur qytetarët çekë t’iu drejtohen kutive të votimit këtë fundjavë, shumëkush në Çeki dhe jashtë saj do të jetë shqetësuar se vendi mund të largohet nga rruga proevropiane, dhe mund të distancohet nga Ukraina në kohën kur lufta kundër agresionit rus po i afrohet vitit të katërt.

    Sondazhet më të fundit tregojnë se miliarderi Andrej Babish dhe partia e tij popullsite ANO (PO) pritet t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 dhe 4 tetor, me rreth 30 për qind të votave.

    Kjo do të thotë se për të formuar Qeverinë, Babish do të ketë nevojë për partnerë koalicioni nga radhët e partive me qasje më ekstreme – një konfigurim që do ta afronte politikisht Çekinë me Hungarinë e Viktor Orbanit dhe Sllovakinë e Robert Ficos, për sa i përket qëndrimit ndaj Ukrainës: ndërprerje të ndihmës për Kievin dhe ftohje me institucionet perëndimore.

    Edhe pse Praga nuk pritet të përafrohet plotësisht me pozicionet e Moskës, Qeveria e re mund të jetë më e zëshme në thirrjet për përfundim të menjëhershëm të luftës – ndoshta nën kushtet e Kremlinit.

    “Trend shqetësues për Kievin”

    Analisti politik, Michael Ashcroft, vërejti në një analizë të realizuar së fundmi se Çekia mund t’i bashkohet një “trendi shqetësues për Kievin në Evropën Qendrore dhe Lindore”, me qeveritë ekzistuese të Hungarisë dhe Sllovakisë dhe presidentin e ri të Polonisë që tregojnë më pak gatishmëri për të mbrojtur sovranitetin e Ukrainës.

    “Pasojat mund të përfshijnë izolimin e Ukrainës nga partnerët e saj në Evropën Perëndimore, ndërprerjen e linjave të furnizimit ushtarak dhe thellimin e përçarjeve brenda aleancës perëndimore”, ka deklaruar ai.

    Sikurse në Moldavi – ku zgjedhjet e javës së kaluar u shoqëruan me një fushatë të madhe dezinformimi, të sponsorizuar nga Rusia, për t’i larguar votuesit nga partitë proevropiane – edhe në Çeki, Kremlini synon ta shfrytëzojë dispononim për zvogëlimin e mbështetjes për ndihma ndaj Ukrainës, çka ka ndihmuar rikthimin e Babishit në skenën politike.

    Propaganda ruse në TikTok

    Një grup hulumtues çek i ka zbuluar rreth 300 llogari anonime në platformën TikTok, të fokusuara në përhapjen e narrativëve prorusë dhe përkrahjen e partive radikale gjatë javëve të fundit të fushatës.

    Qendra për Kërkime mbi Rreziqet Online ka deklaruar më 28 shtator se llogaritë çeke në TikTok, me miliona ndjekës, “po përhapin në mënyrë sistematike propagandë proruse dhe mbështetje për parti kundër sistemit”.

    Sipas qendrës, këto llogari nuk janë të lidhura me një subjekt të vetëm politik, por “ofrojnë mbështetje për disa parti kundër sistemit, njëkohësisht”.

    “Këto llogari i kanë siguruar 5 deri në 9 milionë shikime në javë – më shumë se të gjitha llogaritë zyrtare të liderëve të partive më të mëdha çeke në TikTok”, ka bërë të ditur Qendra për Kërkime mbi Rreziqet Online.

    Kush me kë mund të bëjë koalicion?

    Analistët thonë se gjithçka varet nga fakti se cilat parti do të arrijnë të hyjnë në Parlament, pasi Babishit me shumë gjasë do t’i duhet të krijojë koalicion.

    Koalicioni aktual qeverisës “Spolu” (Së Bashku), i përbërë nga parti të qendrës së djathtë, përfshirë Partinë Demokratike Qytetare të kryeministrit aktual Petr Fiala, renditet në sondazhe rreth 20 për qind. Dy partitë e tjera të qeverisë aktuale – “Stan” (Kryetarët dhe të Pavarurit) dhe “Piratët” – pritet të marrin nga 10-12 për qind.

    Të gjitha këto parti kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me ANO-n dhe as nuk do ta mbështesin atë si qeveri të pakicës.

    Por, kjo është retorikë parazgjedhore mund të ndryshojë pas zgjedhjeve, veçanërisht nëse bëhet e qartë se ndonjëri opsion do ta largonte vendin nga rruga properëndimore. Në rast se partitë radikale bëhen partnere të koalicionit, ato mund të kërkojnë ministri të rëndësishme sikurse ajo e Jashtme apo e Mbrojtjes.

    Gjithashtu, disa fraksione brenda Qeverisë aktuale – veçanërisht në Partinë Demokratike Qytetare – ndajnë disa nga qëndrimet e ANO-s: mbështetje për NATO-n, por skepticizëm ndaj BE-së, Eurozonës, kuotave të refugjatëve dhe marrëveshjeve për klimën.

    Partnerët e mundshëm: Nga ekstremi i djathtë deri tek e majta radikale

    Ndryshimet në kursin politik mund të jenë edhe më të thella nëse Babishi bashkëpunon me parti edhe më radikale sesa ANO-ja.

    Këtu përfshihen partia e ekstremit të djathtë SPD, e cila renditet mbi 10 për qind në sondazhe, si dhe partitë më të vogla AUTO (Motoristët për veten) dhe Stacilo (Mjaft), të cilat mund ta kalojnë pragun prej 5 për qind për të hyrë në Parlament.

    Qeverisja me ndonjërën prej këtyre partive do të sillte një afrim të vërtetë me Orbanin dhe Ficon – të dy kritikë të ndihmës për Ukrainën dhe mbështetës të vazhdimit të importit të naftës dhe gazit rus, edhe pas luftës së nisur nga Moska në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

    Roli i presidentit Pavel

    Një figurë e rëndësishme pas zgjedhjeve do të jetë ajo e presidentit properëndimor Petr Pavel, një ish-gjeneral i lartë i NATO-s, i cili ka kompetenca në formimin e Qeverisë dhe politikën e jashtme.

    Pavel e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë krijimin e një qeverie që devijon ndjeshëm nga kursi perëndimor i vendit.

    Babish – figurë e përhershme në politikën çeke

    Andrej Babish ka qenë pjesë e pandarë e politikës çeke gjatë 15 vjetëve të fundit – fillimisht si ministër financash dhe zëvendëskryeministër, më pas si kryeministër në periudhën 2017 – 2021. Ai e ka synuar edhe karrigen e presidentit, por është mposhtur nga Petr Paveli në zgjedhjet e vitit 2023.

    Si njëri nga njerëzit më të pasur të Çekisë, me interesa të mëdha në bujqësi dhe media, Babishi është përballur vazhdimisht me akuza për konflikt interesi dhe mashtrim me subvencionet e BE-së.

    Megjithatë, janë pikërisht këto interesa të fuqishme në biznes që disa mendojnë se mund ta mbajnë Babishin – dhe Çekinë – të lidhur me Perëndimin, pasi marrëdhëniet me Francën, Gjermaninë dhe Austrinë, si dhe subvencionet bujqësore nga BE-ja, mbeten më të rëndësishme sesa çdo gjë që mund të ofrojnë Moska apo Pekini.

    Në vitet e fundit, Babishi ka ndjekur një kurs gjithnjë e më populist dhe është një nga themeluesit e forcës më të madhe populliste në kontinent, “Patriotët për Evropën” – një familje politike që përfshin gjithashtu Fidesz-in e Orbanit, partinë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar, Vox-in spanjoll dhe Partinë e Lirisë së Austrisë.

    Ai ka shprehur gjithashtu mbështetje për partinë Smer të Robert Ficos, edhe pse ajo nuk është pjesë zyrtare e kësaj aleance.

    Duke u pozicionuar kundër Brukselit, si dhe çështjeve të ambientit dhe imigracionit, këto forca politike gjejnë mbështetje jo vetëm në Evropën Qendrore, por edhe në shumë kryeqytete perëndimore, ku popullistët e djathtë – në forma të ndryshme – janë në rritje apo tashmë në pushtet./REL

    Sheyna, 14 vjeçarja nga Florida krijon një xhel që eliminon mbi 90% të mikroplastikës në ujë

    Zgjedhjet në Tiranë/ Opozita ka rënë dakord për tre emra (EMRAT)

    Nga Çepani, Hasimja deri tek Haçka kush janë tre emrat e opozitës!

    Çeki rruga proevropiane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    April 16, 2026

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.