Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT

    Kaosi gjatë Bajern-Real, e pëson edhe Kompani. Pezullohet për gjysmëfinalen me PSG-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zgjedhjet po afrojnë, SHBA e shqetësuar. Reagim urgjent me akuza se Rusia…

    September 4, 2024

    Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktakuzë kundër dy menaxherëve të një televizioni shtetëror rus. Duke akuzuar Kremlinin për kryerjen e një operacioni të fshehtë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se televizioni RT, i njohur më parë si Rusia Sot, dhe dy menaxherët e tij me bazë në Moskë, e kanë orkestruar “një skemë në vlerë 10 milionë dollarë për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje te qytetarët amerikanë me mesazhe të fshehta të qeverisë ruse”.

    Garland gjithashtu njoftoi se Departamenti amerikan i Drejtësisë i ka konfiskuar 32 domeine interneti të përdorura nga aktorët rusë si pjesë e operacionit të dyshuar për të ushtruar ndikim.

    Synimi i Moskës ishte ta siguronte një “rezultat të parapëlqyer” në garën presidenciale mes Donald Trumpit dhe Kamala Harrisit, tha ai.

    Kremlini e ka përdorur RT-në dhe platformat online që i mbështet për t’i targetuar votuesit amerikanë me dezinformata, tha Departamenti. RT-ja shihet si pjesë shumë e rëndësishme e përpjekjeve të Kremlinit për propagandë.

    “Njoftimi i sotëm vë në pah shkallën e operacioneve të qeverisë ruse për të shtruar ndikim dhe varësinë e tyre në IA [inteligjencën artificiale] të avancuar për të mbjellë dezinformata”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wary.

    “Njoftimi i sotëm tregon se sa larg shkojnë qeveritë e huaja për t’i minuar institucionet demokratike amerikane”, tha Departamenti amerikan i Shtetit në një njoftim.

    DASH paralajmëroi se “këto qeveri të huaja duhet ta dinë gjithashtu se ne nuk do t’i tolerojmë aktorët e huaj dashakeq të ndërhyjnë qëllimshëm dhe t’i minojnë zgjedhjet e lira dhe të drejta”./rel

    DASH Rusia SHBA zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    April 16, 2026

    Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT

    April 16, 2026

    Kaosi gjatë Bajern-Real, e pëson edhe Kompani. Pezullohet për gjysmëfinalen me PSG-në

    April 16, 2026

    Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.