SHBA– Donald Trump ka fituar shtetet e lëkundura të Xhorxhias dhe Karolinës së Veriut, dy nga shtatë shtetet “swing”. Foxnews raporton se Trump ka 246 nga 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshëm për të fituar, dhe Kamala Harris ka 210 vota të kolegjit elektoral.
Ndërkohë zëvendëspresidentja nuk mund të fitojë zgjedhjet pa fituar shtetin e Pensilvanisë, në të cilin Trump mban kryesimin, me 90% të votave të numëruara./Radar.al


