Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zgjedhjet në Gjermani: Programet ekonomike të partive

    February 12, 2025

    Për qytetarët është shumë me rëndësi se çfarë ofrojnë partitë politike në ekonomi. Ja disa nga propozimet e partive kryesore.

    It’s the economy, stupid! Mbi tre dekada më parë, ky ishte slogani i këshilltarëve në zgjedhjet amerikane, dhe fakti që Bil Clinton i dëgjoi këshilltarët dhe u bë president dëshmon se ata kishin të drejtë. Edhe në Gjermani, sipas sondazheve, menjëherë pas çështjes së migrantëve, vjen ekonomia. Ndaj partitë politike paraqesin konceptet e tyre për daljen nga kriza e tanishme. Po cilat janë konceptet dhe propozimet e tyre për zgjedhje?

    SPD

    Për të rigjallëruar rritjen ekonomike,socialdemokratëtangazhohen, ndër të tjera, për çmime më të favorshme të energjisë elektrike në programin e tyre zgjedhor. Ata duan të ulin çmimet.  Gjithashtu, kompanitë duhet të marrin rimbursime tatimore për investimet. Socialdemokratët po planifikojnë një nxitje dhjetë për qind për investimet e kompanive në industri dhe në pajisje të reja. Dhjetë për qind e çmimit të blerjes mund të zbriten menjëherë nga tatimi, ato para duhet të derdhen në llogarinë e tyre. SPD e quan këtë plan një bonus “Made in Germany” që duhet të funksionojë pa burokraci komplekse dhe aplikime të gjata. Vëllimi arrin deri në 18 miliardë euro në vit. Po kështu, kjo parti ende dëshiron të inkurajojë financiarisht blerjen e makinave elektrike dhe t’i përjashtojë ato nga taksa e automjeteve deri në vitin 2035. Shteti duhet të jetë i gatshëm të ndihmojë edhe kompanitë që ofrojnë vende pune.

    CDU/CSU

    UnioniCDU/CSU po ashtu do të ulë ndjeshëm çmimet e energjisë në Gjermani. Ata planifikojnë të ulin tarifat e rrjetit si dhe ato për faturën e energjisë elektrike. Por pyetja është se si do të prodhohet energjia elektrike me çmim më të ulët? Kristiandemokratët e konsiderojnë si të mundur kthimin në energjinë bërthamore – që është një tjetër shuplakë nga lidershipi aktual i CDU-së për ish-kancelaren Angela Merkel. Kjo parti synon të shfuqizojë edhe ligjin e mëparshëm të qeverisë për ngrohjen, i cili dikton një kalim gradual drejt burimeve të rinovueshme të ngrohjes.

    Në vend të subvencioneve, CDU dhe CSU planifikojnë të ndihmojnë ekonominë me taksa dhe përfitime më të ulëta. Barra tatimore e korporatave duhet të kufizohet në një maksimum prej 25 për qind. Duhet të hiqet kontributi i solidaritetit për zhvillimin e vendeve të tjera europiane, por mbi të gjitha të zonave të ish-RDGJ-së, me qëllim që të lehtësohen bizneset familjare. Unioni dëshiron të ulë TVSH-në në shtatë për qind në restorante dhe hotelieri, siç ishte në kohën e koronës. Unioni dëshiron të ulë edhe burokracinë, ndërsa për të përmirësuar gjendjen me fuqinë punëtore propozojnë zgjatjen e mundësisë së punës edhe pas moshës së pensionit. Propozohet edhe heqja e pagesave të taksave për punën jashtë orarit të punës.

    Ekologjistët

    Partia ekologjiste gjithashtu dëshiron të ulë çmimin e energjisë përmes tarifave më të ulëta në rrjete dhe prodhimin e energjisë – natyrisht, kryesisht nga burime të qëndrueshme dhe ekologjike. Ngjashëm me socialdemokratët, ata ofrojnë “mbështetje dhjetë për qind për të gjitha kompanitë dhe të gjitha investimet, përveç investimeve në ndërtesa”, thuhet në programin zgjedhor. Por ata duan ta kufizojnë këtë në 5 vitet e ardhshme. Për sa i përket fuqisë punëtore të kualifikuar, të Gjelbrit besojnë në ardhjen e ekspertëve të huaj dhe lehtësimin e procesit për ta me një agjenci të re digjitale të imigracionit. Aty mund të lëshoheshin edhe vizat e punës në mënyrë digjitale.

    AfD

    Partia populiste Alternativa për Gjermaninë(AfD)është aktualisht e dyta në sondazhe, por shikuar nga gjendja e tanishme, ajo nuk ka gjasa të futet në koalicionin qeverisës. Ndaj kjo parti mund të angazhohet pa problem edhe për masa që vështirë se mund të realizohen dhe të pranohen nga palët e tjera e shpesh nuk janë as realiste: ata duan të ulin të gjitha taksat nga përfitimet. Taksa e karbonit – e cila është një vendim i BE-së – duhet të hiqet plotësisht. Nuk ka asnjë kundërshtim për kthimin në energjinë bërthamore dhe ri-importin e gazit nga Rusia për të ulur çmimet e energjisë. AfD mbron përdorimin e të gjitha lëndëve djegëse fosile dhe kundërshton disa “udhëzime teknologjike, rregullore dhe ndalime”. Në vend të kësaj, ajo mbështetet në “ndërmarrjen e lirë” për të forcuar pozicionin e saj ekonomik. AfD akuzon edhe BE-në se po imponon një ekonomi të planifikuar dhe për këtë arsye e konsideron largimin nga Bashkimi Evropian në formën e tij aktuale një opsion për Gjermaninë. Sigurisht, kjo do të thotë edhe largim nga euro dhe kthim në markën gjermane.

    FDP

    Partia Demokratike e Lirë, Partia Liberale FDP është aktualisht nën pragun zgjedhor, por ajo po përpiqet të përmirësojë pozitën me ekspertizën e saj në çështjet ekonomike. “Kthesa ekonomike” është një temë qendrore në programin e tyre zgjedhor. FDP-në para së gjithash, angazhohet për përmirësimin e konkurrencës për të siguruar punë dhe mirëqenien e qytetarëve. FDP nuk beson në stimujt shtetërorë dhe përpiqet të rikthejë besimin se “investitorët privatë janë gjithmonë sipërmarrës më të mirë se shteti”. Liberalët duan edhe çmime më të ulëta të energjisë, e duan të ulin edhe taksat dhe tarifat. Partia pret më shumë investime nga taksat më të ulëta të të ardhurave dhe korporatave si dhe heqja e kontributeve të solidaritetit. FDP dëshiron të riaftësojë përdorimin e energjisë bërthamore për prodhimin e energjisë. Gjithashtu, rritja e shfrytëzimit të gazit në Gjermani – duke përfshirë fracking – duhet të lejohet.

     

    E Majta

    Edhe e Majta është afër pragut zgjedhor, ndërsa politika e saj ekonomike është në radhë të parë politikë sociale. Në kapitullin “Ekonomia për të gjithë – Sociale dhe Ekologjike” të programit zgjedhor, partia mbron “politikën ekonomike aktive shtetërore”. Shteti duhet të marrë një rol kyç në menaxhimin e ekonomisë, sepse vetëm shteti mund të garantojë infrastrukturë të besueshme dhe qëllime të qarta me të cilat teknologjitë dhe stimujt duhet të përdoren për të transformuar ekonominë. Thesari i shtetit sigurisht që duhet të mbushet me taksa më të larta për të pasurit, por ai kërkon edhe të “reformojë” kufirin për shpenzime. Partia dëshiron të investojë 200 miliardë euro në transformimin industrial miqësor ndaj klimës. Përveç kësaj, partia po kërkon të vendosë çmime të energjisë elektrike industriale për kompanitë me energji intensive. Në përgjithësi, ekonomia duhet të jetë më e orientuar drejt tregut të brendshëm sesa drejt eksporteve.

    BSW
    Pas një rritjeje fillestare, sipas sondazheve të fundit, është e diskutueshme nëse Aleanca e Sahra Wagenknecht do të kalojë pragun zgjedhor. Kjo parti dëshiron të ndalojë “deindustrializimin kërcënues” të Gjermanisë kryesisht përmes reformës së politikës energjetike. Inovacioni duhet të inkurajohet me “teknologji-neutrale”, e cila do të ishte diçka më ndryshe nga inkurajimi vetëm i teknologjive të qëndrueshme dhe ekologjike. Edhe kjo parti kërkon të tërheqë ligjin e ngrohjes dhe ndalimin e afërt të motorëve me djegie të brendshme. Investimet publike duhet të financohen me borxh shtesë shtetëror, e ajo parti avokon edhe “reformimin” e kufirit të borxheve. Kur bëhet fjalë për energjinë dhe sigurinë e furnizimit, mbështetësit e Sahra Wagenknecht shohin një zgjidhje të thjeshtë: heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Rusisë. Gjermania, me ndihmën e Rusisë, duhet të rindërtojë edhe gazsjellësin Nord Stream në mënyrë që të “marrë sërish gaz natyror më të lirë”. Ata gjithashtu duan të vendosin taksa më të larta mbi fitimet kapitale, e do të kishte një taksë të veçantë nëse një kompani do të donte të blinte aksionet e veta, për t’i bërë investimet në kompani më tërheqëse./DW

    dw Programet ekonomike të partive Zgjedhjet ne gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    April 18, 2026

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    April 18, 2026

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    April 18, 2026

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.