Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, debat i ashpër në mbledhjen e KLP, gazetarja zbulon përplasjen mes tre anëtarëve të komisionit

    September 25, 2025
    SPAK dhe Policia arrestojnë 2 punonjës të IMT-së, 2 të tjerë në kërkim

    Ndërkohë që politika po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashki, edhe drejtësia pritet të kalojë në një proces vendimtar: zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, meqë në dhjetor përfundon mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e ftuar në studion e emisionit Top Story, zbuloi se gara për drejtimin e SPAK ka nisur të rrisë tensionet edhe brenda vetë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo rrëfeu se një ditë më parë, gjatë një mbledhjeje mes kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani, dhe tre anëtarëve të Komisionit të Karrierës, ka shpërthyer një debat i ashpër verbal.

    Shkak për përplasjen u bë mënyra e administrimit të platformave që do të dorëzojnë kandidatët për kreun e SPAK. Një prej anëtarëve të komisionit kërkoi që të kishte vetëm ai akses në dokumentet që vijnë me e-mail, duke përjashtuar kolegët e tij. Kjo kërkesë solli kundërshtime të forta nga anëtarët e tjerë dhe tensioni përfundoi me tone të larta e dhunë verbale përballë kryetares së KLP-së.

    “Takimi i zonjës Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, me kryetaren Bogdani nuk ishte thjesht për mbështetje dhe kërkesë llogarie, por edhe për të vendosur ‘shinat’ për mënyrën se si do të ecë gara, përpara se të dalin emrat e kandidatëve publikisht,” tha Hoxha, duke shtuar se kjo përplasje tregon se beteja për drejtimin e SPAK ka hyrë në një fazë të ndjeshme dhe pritet të ashpërsohet më tej.

    anila hoxha Gazetarja KLP spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    April 29, 2026

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    April 29, 2026

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    April 29, 2026

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.