Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelensky thotë se në bisedimet me Rusinë kishte “përparim” në aspektin ushtarak

    February 18, 2026

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet dy ditore me Rusinë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, prodhuan rezultate të përziera, duke theksuar se është arritur përparim në aspektet ushtarake, por “çështje të brendshme” vazhdojnë të jenë të pazgjidhura sa i përket aspektit politik. Ndaras, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është “shumë herët” të jepet një vlerësim për rezultatet e bisedimeve që u mbajtën në Gjenevë të Zvicrës. Ende nuk ka ndonjë reagim nga zyrtarët amerikanë.

    Duke folur me gazetarët në një takim online të organizuar nga Presidenca, Zelensky tha se “të tri palët ishin konstruktive sa i përket aspektit ushtarak” të bisedimeve.

    “Ushtria e kupton se si të monitorojë një armëpushim dhe përfundimin e luftës, nëse ka vullnet politik. Ata në thelb janë pajtuar për pothuajse gjithçka në këtë aspekt. Monitorimi patjetër do të përfshijë palën amerikane”, tha ai.

    “Sa i përket aspektit politik, ka pasur dialog – janë pajtuar që të ecet përpara dhe të vazhdohet. Nuk kam dëgjuar për të njëjtin nivel përparimi si në aspektin ushtarak. Por… grupi im më tha se nuk mund të më raportojë gjithçka në telefon”, shtoi Zelensky.

    Dita e dytë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës përfundoi pas pothuajse dy orësh.

    Një ditë më parë, i dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet në Gjenevë, Steve Wikoff, deklaroi e kishte “përparim domethënës”.

    Witkoff tha përmes një postimi në X se “të dyja palët u pajtuan të informojnë udhëheqësit e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një marrëveshjeje”.

    Bisedimet më 17-18 shkurt në Gjenevë – rundi i tretë i bisedimeve trepalëshe të mbajtura në muajin e fundit – janë përqendruar në dy pengesa kyç për ndaljen e luftës: pretendimet territoriale dhe garancitë e sigurisë.

    Takimet në Gjenevë vijnë një javë para përvjetorit të katërt të luftës të Rusisë kundër Ukrainës, një konflikt që ka vrarë ose plagosur rreth 2 milionë njerëz në të dyja palët.

    Përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për zgjidhjen e konfliktit kanë avancuar që nga përpjekjet e para në muajt e parë të luftës, që nisi më 24 shkurt 2022. Megjithatë, Rusia ka treguar pak gatishmëri për t’u tërhequr nga kërkesat e saj, të cilat përfshijnë edhe që Kievi të heqë dorë nga territore që ende i kontrollon në rajonin lindor të Donbasit.

    Ndërkaq, Ukraina i ka bërë presion Uashingtonit dhe aleatëve evropianë për garanci të forta sigurie, që do ta ndihmonin atë mbronte veten nga ndonjë agresion i mundshëm rus në të ardhmen.

    Para nisjes së bisedimeve, Rusia kreu një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa. Presidenti Zelensky, këmbënguli se veprimet e Rusisë nuk duhet të anashkalohen në Gjenevë. Negociatorët e Ukrainës “duhet patjetër të bëjnë pyetje për këto sulme ajrore – pyetje kryesisht ndaj palës amerikane, e cila na sugjeroi si neve ashtu edhe Rusisë të përmbaheshim nga sulmet”, tha ai në adresimin e përditshëm në rrjetet sociale një ditë më parë.

    Si Ukraina ashtu edhe Rusia i kanë përshkruar rundet e mëparshme të bisedimeve, të përqendruara në çështje të sigurisë, si pozitive.

    Megjithatë, delegacioni rus që mori pjesë në bisedimet e reja përfshin Vladimir Medinskyn, një historian revizionist dhe ish-ministër i Kulturës, pikëpamjet e të cilit Ukraina i ka cilësuar si “pseudo-historike”.

    Para bisedimeve, kreu i delegacionit ukrainas, Kyrylo Budanov, duket se e ironizoi Medinskyn, duke thënë: “Ne do t’i diskutojmë mësimet e historisë sonë me kolegët tanë dhe do të kërkojmë që të arrijmë në konkluzionet e duhura”.

    Dy personat e ngarkuar me udhëheqjen e përpjekjeve amerikane janë i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

    Në prag të bisedimeve, Trump, i cili është shprehur i zhgënjyer nga pamundësia që ta zgjidhë konfliktin, duket se ushtroi presion ndaj udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    “Kemi bisedime të mëdha. Do të jetë shumë e lehtë”, u tha ai gazetarëve. “Ukraina bën mirë të vijë shpejt në tryezë. Kaq po ju them”.

    Si në fushëbetejë ashtu edhe në negociata, Rusia duket se beson se ka epërsinë. Teksa forcat ruse kanë avancuar me ritëm shumë të ngadalshëm përgjatë vijës së frontit, Moska ka shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Miliona njerëz janë përballur me vështirësi gjatë dimrit të acartë, duke mbetur pa ngrohje apo energji elektrike./REL

    Rusi Volodymyr Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    April 30, 2026

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.