Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026

    Udhëheqësit e G7-ës pritet të diskutojnë luftërat e Gjirit dhe Ukrainës në samitin e Evianit. Presidenti Zelensky thuhet se po planifikon një udhëtim në Liqenin e Gjenevës.

    Samiti i G7është një eveniment qendror në skenën globale. Këtë vit zhvillohet nga e hëna deri të mërkurën (15-17 qershor) në Evian të Francës, në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Francezët aktualisht mbajnë presidencën e këtij grupi prestigjioz të “shtatë kombeve kryesore të industrializuara në botë”. Kjo gjithashtu do të thotë që evropianët do të përballen përsëri me Donald Trump, Presidentin amerikan shumë të paparashikueshëm. Vendet e G7 janë: Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Japonia, Kanadaja dhe Italia.

    Këto janë kombe të fuqishme industriale, prandaj samitet e G7 përfshijnë gjithmonë masa maksimale sigurie – nga frika e protestave masive. Ka dhe arrestime në Evian. Agjenda do të përqendrohet në çështje të tilla si flukset globale të migracionit, mbrojtja e klimës ose hendeku i pasurisë midis të pasurve dhe të varfërve, por edhe protestat.

    Kjo të kujton ngjarjet në të njëjtin vend nga viti 2003, kur gjatë samitit – në atë kohë grupi ishte G8, sepse merrte pjesë edhe Rusia – një numër i madh grabitjesh dyqanesh u regjistruan në Evian. Dëmi i shkaktuar atëherë arriti në dhjetëra miliona euro.

    Formati i G7

    Përpara samitit të këtij viti, është ngritur përsëri pyetja nëse ky format – një përpjekje nga udhëheqësit gjoja më të fuqishëm botërorë për të diskutuar çështjet ekonomike në mënyrë paqësore dhe pa detyrime – pasqyron vërtet ekuilibrin aktual të fuqive botërore? Superfuqia e re, Kina, nuk është përfshirë, për shembull.

    Diana Panke, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Lirë të Berlinit, i thotë DW se ajo ende beson se formati është i përshtatshëm: “Formati i G7 u krijua si një takim informal i vendeve të atëhershme kryesore industriale që ndanin një orientim liberal-demokratik. Kina nuk bie në këtë kategori.”

    Rusia u pranua pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, sepse, të paktën fillimisht, ajo u angazhua për këto vlera. Por Moska nuk është ftuar në takimet e Grupit që nga viti 2014, dhe G8 u shndërrua prapë në G7.

    Panke thekson se vlera e G7 qëndron edhe në përgatitjet për takimin – nga ministrat e financave dhe ekonomisë për çështjet e tregtisë ose nga ministrat e zhvillimit. Ministrat e financave të G7, për shembull, kanë qenë të përfshirë intensivisht në çështjen e Ukrainës: “Aspekti kyç ishte konfirmimi i ndërsjellë i qëndrimit të tyre për të refuzuar agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”.

    Shpresat për bisedime paqësore

    Fati i Ukrainës do të jetë një nga temat kryesore në Evian. Burime qeveritare gjermane tregojnë se situata ushtarake në konfliktin me Rusinë ka ndryshuar në muajt e fundit. Pas disa sukseseve, Ukraina mund të shpresojë se dera e bisedimeve të paqes me Presidentin rus Vladimir Putin mund të hapet së shpejti.

    Evropianët sigurisht që duan të jenë pjesë e këtij procesi. Zyrtarët francezë kanë njoftuar se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në takimin e G7 të martën në mëngjes, më 16 qershor, megjithëse mbetet e paqartë nëse ai do të marrë pjesë nëpërmjet lidhjes video apo personalisht.

    Mikpritësi i samitit, Presidenti francez Emmanuel Macron, komentoi javën e kaluar: “Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse duhet të rifitojmë konsensusin brenda G7 për mbështetjen për Ukrainën”.

    Me fjalë të tjera, konflikti në Ukrainë duhet të tërheqë përsëri vëmendjen e Donald Trump. Ndërkohë, Kancelari gjerman Friedrich Merz i tha Bundestagut javën e kaluar: “Një paqe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes negociatave që përfshijnë Ukrainën, Rusinë, SHBA-në dhe Evropën – nuk ka rrugë tjetër.”

    Samiti shtyhet për shkak të ditëlindjes së Trumpit

    Një tjetër temë kyçe në Evian do të jetë lufta kundër Iranit. Diana Panke beson se shumica e vendeve të G7 do të përpiqen ta bindin Trumpin që ta përfundojë luftën sa më shpejt të jetë e mundur. “Objektivi kryesor është të arrihet një konsensus mbi rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit – duke garantuar kalimin e lirë nëpër Ngushticë”, tha Panke.

    Trump ka konfirmuar praninë e tij, e ndërkohë njoftohet edhe për arritjen e një marrëveshje kornizë me Iranin. Flitet madje edhe për mundësinë që të premten të nënshkruhet marrëveshja paqësore me Iranin.

    Pala amerikane dëshiron të diskutojë edhe potencialin ekonomik të inteligjencës artificiale. Kjo është arsyeja pse francezët kanë ftuar, ndër të tjerë, Sam Altman, kreun e kompanisë së softuerëve OpenAI, që do të vijë nga San Francisco t’i bashkohet G7 në Liqenin e Gjenevës.

    Siç ndodhi në samitin e G7 të vitit të kaluar në Kanada, nuk ka plane që të shtatë udhëheqësit të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët përfundimtare. Në vend të kësaj, qëllimi është të arrihet një marrëveshje mbi tema specifike. Të gjithë shpresojnë se këtë herë nuk do të ketë fërkime me Trumpin, sepse Presidenti amerikan u largua nga takimi i G7 në Kanada në fillim të vitit 2025./DW

    Samiti G7 Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.