Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar propozimin për paqe

    December 26, 2025

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 26 dhjetor se është pajtuar që të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, “në një të ardhme të afërt”, teksa Uashingtoni po përshpejton përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Kievit dhe Moskës.

    Zelensky njoftoi për takimin e planifikuar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka pranuar një raport nga sekretari i Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje, Rustem Umerov, lidhur me kontaktet e reja me zyrtarët amerikanë.

    “Nuk po e humbasim asnjë ditë. Jemi pajtuar për një takim të nivelit më të lartë – me presidentin Trump, në një të ardhme të afërt”, tha Zelensky, duke shtuar se “shumë mund të vendoset para Vitit të Ri”.

    Trump nuk ka konfirmuar publikisht një takim të tillë.

    Zelensky pritet të udhëtojë drejt Floridës më 28 dhjetor për bisedime të nivelit të lartë në Mar-a-Lago, thanë burimet për Kyiv Post.

    Njoftimi vjen një ditë pasi Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarit e Trumpit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për të diskutuar “idetë e mira për një paqe të qëndrueshme”. Sipas Zelenskyt, në bisedë morën pjesë edhe Umerov, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Andriy Hnatov, dhe ministri i Jashtëm, Andriy Sybiha.

    “Diskutuam për disa detaje kyç të punës. Ka ide të mira që mund të ndihmojnë në arritjen e një rezultati të përbashkët dhe një paqe të qëndrueshme. Siguria e vërtetë, rimëkëmbja e vërtetë dhe paqja e vërtetë – këto janë ato që na duhen”, shkroi Zelensky.

    Këto zhvillime vijnë në kohën kur negociatorët amerikanë, ukrainas dhe evropianë po punojnë mbi një kornizë për paqe me 20 pika, që synon t’i japë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

    Plani, i shpalosur nga Zelensky më herët gjatë javës, përfshin pika për garanci të sigurisë për Ukrainën, rindërtimin dhe një udhëzuesi për ndaljen e armiqësive. Përfaqësues nga Rusia morën po ashtu pjesë në diskutimet e organizuara nga SHBA-ja në Majami më 20-21 dhjetor, megjithëse Kremlini më pas tha se këto bisedime nuk mund të shihen si ndonjë përparim i madh.

    Bloomberg, duke cituar një burim të afërt me Kremlinin, raportoi se Moska synon të kërkojë ndryshime në planin aktual me 20-pikësh për të marrë garanci të sigurisë kundër zgjerimit të mëtejmë të NATO-s në lindje dhe për të garantuar që Ukraina do të mbajë status neutral nëse anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar mbi bisedimet në Majami dhe se Rusia planifikon të vazhdojë kontaktet me Uashingtonin lidhur me qëndrimin e saj gjatë ditëve në vijim.

    Ndërkohë, sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia ka vazhduar të sulmojë Ukrainën ditët e fundit, duke përshkallëzuar sulmet në rajonin jugor të Odesës.

    Forcat ruse kanë lëshuar një raketë Iskander-M dhe 99 dronë sulmues mbi Ukrainë gjatë natës, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.

    “Sot, armiku sulmoi përsëri qytetin tonë”, tha më 26 dhjetor Serhiy Lysak, kreu i administratës ushtarake të Odesës, duke shtuar se një sulm me dronë goditi një objektiv infrastrukturor në qytet, duke shkaktuar zjarr.

    Sulmet ruse të kryera gjatë natës dëmtuan anije të regjistruara në Sllovaki, Palau dhe Liberi, në portet në Odesa dhe Mikolajiv në Ukrainë, sipas zëvendëskryeministrit ukrainas, Oleksiy Kuleba.

    Një grup i senatorëve amerikanë, nga të dyja partitë, dënoi sulmet e Rusisë ndaj civilëve ukrainas gjatë festës së Krishlindjes.

    “Ne dënojmë sulmet brutale të Rusisë ndaj Hersonit, Çernihivit, Harkivit, Odesës, Sumit, Donjeckut dhe Krivi Rihut kundër ukrainasve të pafajshëm”, u tha në deklaratën e publikuar më 25 dhjetor.

    “Edhe për vendet që janë në luftë, ekziston një histori e gjatë e armëpushimeve gjatë Krishtlindjes, veçmas gjatë Luftës së Parë Botërore. Vendimi i sotëm i Putinit për të kryer sulme në vend që të ketë një armëpushim është një tregues për të gjithë ne se Putini është një vrasës mizor që nuk ka interes në paqe dhe nuk mund t’i besohet”, u tha në këtë deklaratë./REL

    propozimi për paqe Trump Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    April 18, 2026

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    April 18, 2026

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    April 18, 2026

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.