SHBA– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falenderuar Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump për mbështetjen ndaj Kievit, përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Lideri ukrainas në reagimin e tij shpreh gatishmërinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet e rralla me SHBA, ndërsa thekson se paqja në Ukrainë kërkon garanci sigurie.
“Jemi shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për gjithë mbështetjen. Jam mirënjohës ndaj Presidentit Trump, Kongresit për mbështetjen e tyre dypartiake dhe ndaj popullit amerikan. Ukrainasit gjithmonë e kanë vlerësuar këtë mbështetje, veçanërisht gjatë këtyre tre viteve të pushtimit në shkallë të gjerë.”- shkruan Zelensky./Radar.al


