Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës të “mos e humbisni kohën”.
Udhëheqësi ukrainas i cili foli në Kiev me një grup gazetarësh, përfshirë një gazetar të Guardian tha se pret sanksione të mëtejshme nëse Vladimir Putin refuzon ta takojë atë për bisedime paqe ose të pranojë një armëpushim.
“Nëse lufta vazhdon dhe nuk ka hapa drejt paqes, ne presim sanksione”, tha ai.


