Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Bënin s*ks me konkurrentët”, Arjan Konomi trondit me deklaratat: Në “Për’puthen” kishte çmenduri

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelenski: Gjendja në Ukrainë është serioze

    January 14, 2026

    Presidentti ukrainnas Zelenski tha në video-mesazhin e tij të ditor se pas gati katër vitesh lufte gjendja në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, si në vijën e frontit ashtu edhe në brendësi të vendit.

    Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelenski, parashikon sulme të reja masive nga Rusia. Në video-mesazhin e tij ditor ai iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete dhe i kërkoi popullsisë ukrainase që t’i marrë seriozisht paralajmërimet.

    Ukraina ishte sërish objekt i bombardimeve nga Rusia prej të cilave ka pasur të vrarë dhe shumë të plagosur në disa rajone. Zelenski tha në video-mesazhin e tij të ditor se krahas raketave balistike, po përdoren edhe dronë ushtarakë dhe raketa me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore.

    Përdorimi i këtyre raketave ishte edhe shkak për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit  të Sigurimit të OKB-së gjatë së cilës SHBA i kritikoi sulmet ruse ndaj Ukrainës dhe e quajti përdorimin e një rakete me rreze të mesme veprimi të aftë për të transportuar armë bërthamore si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

    Sfida të jashtëzakonshme: moti i keq, energjia elektrike, ngrohja

    Rrjeti elektrik i Ukrainës është dëmtuar rëndë nga sulmet sistematike që ka Rusia i ka intensifikuar së fundmi. Ndërprerjet e energjisë elektrike janë të zakonshme. Ukrainasve u duhet të mbijetojnë çdo ditë për orë të tëra pa energji elektrike dhe ngrohje.

    Për shkak të bombardimit të termocentraleve qindra-mijëra familje në rrethinat e Kievit janë pa energji elektrike ose ngrohje. Po ashtu sulme ka pasur edhe në Odesë dhe Karkiv. Zelenski tha se elektricistët po punojnë prej javësh për ta mbajtur rrjetin elektrik në funksion.

    “Edhe moti është një sfidë shtesë, sfidë e jashtëzakonshme”, tha Zelenski duke iu referuar temperaturave nën zero.

    Probleme në front

    Zelenski pranoi se probleme ka edhe në front: “Tani kudo është e vështirë, por vështirësitë më të mëdha janë në front”, tha ai. Rusia po e vazhdon sulmin e saj pavarësisht ngricës.

    Po ashtu gjithnjë e më shumë të rinj ukrainas po arratisen prej shërbimit ushtarak, gjë që përbën një problem të madh për ushtrinë. Megjithatë sipas Zelenskit mbrojtja vazhdon të paktën të mbahet e fortë. Ukrainës iu desh kohët e fundit që pas muajsh të tërë mbrojtjeje të braktiste pozicione të tjera në lindje dhe jug të vendit.

    Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Bënin s*ks me konkurrentët”, Arjan Konomi trondit me deklaratat: Në “Për’puthen” kishte çmenduri

    April 18, 2026

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    April 18, 2026

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    April 18, 2026

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.