Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbulohet skema: Si botoxi dhe filleri “hynë” kontrabandë në Shqipëri

    December 4, 2024
    Zbulohet skema: Si botoxi dhe filleri "hynë" kontrabandë në Shqipëri

    Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim tek Drejtoria e Doganave, ka gjetur 51 deklarata doganore me produkte filler dhe botox, të deklaruara në kodin e artikujve “Të tjera”.

    Këto produkte raporton KLSH, janë zhdoganuar dhe kaluar për tregtim pa miratimet përkatëse si për prodhuesin dhe tregtarin, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë licencë aktive për tregtimin dhe përdorimin e këtyre produkteve.

    KLSH tregon se për shkak të mungesës së kodit të nomenklaturës së këtij produkti, Doganat i kanë regjistruar në kodin 3304 99 00, tek grupi i mallrave “të tjera”.

    Nga auditimi është konstatuar se për këto produkte nuk ka profil specifik risku në sistem duke sjell për pasojë një risk të shtuar nga moskontrolli për keq deklarime, keq klasifikime dhe mungesë dokumentacioni te veçantë për lejimin e tregtimit.

    “Dyshohet për keqdeklarim dhe keqklasifikim të artikullit. Dyshohet se ka artikuj të injektueshëm (botox, lip filler, etj.) në trup (lëkurë, buzë) dhe si të tillë kërkohet regjistrim pranë AKBPM. Keqdeklarimi dhe keqklasifikimi nga ana e deklaruesit kryhet me qëllim shmangien e kontrolleve doganore”

    Vendburimi i këtyre produkteve në 75% të rasteve është Koreja e Jugut dhe KLSH i ka kërkuar DPD-së analizim në laborator dhe verifikim fizik të artikujve me arsyetimin se “Dyshohet për keqdeklarim dhe keqklasifikim të artikullit. Dyshohet se ka artikuj të injektueshëm (botox, lip filler, etj.) në trup (lëkurë, buzë) dhe si të tillë kërkohet regjistrim pranë AKBPM. Keqdeklarimi dhe keqklasifikimi nga ana e deklaruesit kryhet me qëllim shmangien e kontrolleve doganore”

    KLSH përllogarit se nën kodin “të tjera” janë zhdoganuar rreth 8 mld lekë artikuj, por nuk saktësohet sa nga këto janë lëndë të injektueshme.

    KLSH thekson se këto produkte  janë me peshë të vogël dhe vlerë të madhe, po sikurse është evidentuar, vlera e deklaruar rezulton të ketë devijime.

    Strukturat kontrolluese doganore nuk kanë realizuar kontrolle fizike për këto produkte me qëllim  evidentimin e parregullsive.

    Auditimi për këto produkte i përket periudhës 2021-2023.

    Raporti i KLSH-së është publikuar pak javë pasi një operacion policor bastisi 30 klinika estetike në vend për kontrabandim të produktit Botox. Mjeku i njohur estetist, Skerdi Faria, është ende në kërkim.

    Në një komunikim zyrtar për mediat atëkohë, Agjencia Kombëtare e Barnave deklaroi se nuk ka pasur asnjë kërkesë për përdorimin e këtij produkti dhe rrjedhimisht nuk është lëshuar asnjë leje apo pullë për përdorimin e tij.

    “Botulinum Toxin nuk ka bar të Autorizuar për Tregtim në Republikën e Shqipërisë pasi nuk ka patur kërkesa për regjistrimin e tij nga ana e Mbajtësve të Autorizimit për Tregtim. Për rrjedhojë, për këtë bar, Agjencia nuk ka lëshuar leje importi/ zhdoganimi/ leje përdorimi apo pulla kontrolli për asnjë subjekt farmaceutik”, thuhej në deklaratën e Agjencisë/ Gazetasi

    LEXO EDHE:

    Kontrabanda e botoksit nëpër qendra estetike, 3 nga administratorët e arrestuar fitojnë lirinë

    Detaje të reja/ Zbulohen personat që furnizuan klinikat estetike me botoks të kontrabanduar

    Kontrabanda nëpër qendra estetike/ Mjekja stomatologe “fut në dorë” klientet për aplikimin e botoksit

    botoxi dhe filleri KLSH kontrabandë në Shqipëri zbulohet skema
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.