Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    8.9 miliardë lekë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fokus rritja e pagave

    “Kadastra s’do të jetë më makth”, Rama: Mund të ndërrosh sa kryeministra të duash, por…

    Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, në pranga babë e bir. Në kërkim djali tjetër (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbulohet në Divjakë një parcelë me kanabis, në hetim për tre punonjës të Zonave të Mbrojtura (EMRAT)

    July 3, 2026
    Zbulohet në Divjakë një parcelë me kanabis, në hetim për tre punonjës të Zonave të Mbrojtura (EMRAT)

    Tre punonjës të Zonave të Mbrojtura do të hetohen në gjendje të lirë pasi policia zbuloi një parcelë me kanabis në Divjakë. Punonjësit janë identofikuar si Edison Toromëni, Festim Hoxha dhe Gazmor Allka

    Autorët ende të paidentifikuar kishin përshtatur një tokë në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës” për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.

    Gjatë kontrolleve blutë njoftojnë se sekuestruan 1426 bimë narkotike kanabis, 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh.

    Njoftimi i policisë

    Si rezultat i kontrolleve intensive në territorin e qarkut Fier, nga toka dhe nga ajri, me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar “Koordinimi”.  

    Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një tokë shtetërore, u gjet një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimit.

    Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 3 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, shtetasit:

    -E. T., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, F. H., 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe G. A., 53 vjeç, me detyrë roje.

    Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për identifikimim dhe kapjen e autorit/ëve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon kontrollet intensive nga ajri, me dronë, dhe nga toka, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

    Policia e Shtetit inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në njësitë e Policisë ose në numrin pa pagesë 112.

    Divjakë në hetim për tre punonjës të Zonave të Mbrojtura parcelë me kanabis
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    8.9 miliardë lekë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fokus rritja e pagave

    July 3, 2026

    “Kadastra s’do të jetë më makth”, Rama: Mund të ndërrosh sa kryeministra të duash, por…

    July 3, 2026

    Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, në pranga babë e bir. Në kërkim djali tjetër (EMRAT)

    July 3, 2026

    BKH arrestime pa Policinë e Shtetit, Braho: Duhet të bëjnë më shumë! Të kemi pavarësinë tonë në operacione specifike

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.