Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia do t’ju provokojë ushtarakisht për të testuar aftësitë e NATO-s

    Trump nuk heq dorë nga beteja për praktikën e nënshtetësisë në lindje, në shqyrtim ndalimi i hyrjes në SHBA për gratë shtatzëna

    Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, në pranga babë e bir. Në kërkim djali tjetër (EMRAT)

    July 3, 2026
    Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, në pranga babë e bir. Në kërkim djali tjetër (EMRAT)

    Babë e bir Rrustem Ukaj, 70 vjeç dhe Besmir Ukaj, 34 vjeç kanë rënë në prangat e policisë për kultivim kanabisi, ndërkohë djali tjetër është shpalllur në kërkim. Në lidhje me këtë rast në gjendje të lirë do të hetohet kryeplaku i fshatit Vlahën, për shpërdorim detyre.

    Parcela me kanabis (1874 bimë) u zbulua nga blutë në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen – ku një pjesë e tyre u asgjësuan me djegie.

    Gjatë kontrolleve në banesën e tyre policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak dhe 5 m fitil zjarrpërcjellës. 

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Qaf Prush, kanë vijuar me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë Has, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Si rezultat i kontrolleve, në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

    Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan si autorë të dyshuar, shtetasit Rr. U ., 70 vjeç dhe B. U., 34 vjeç (babë dhe bir), banues në fshatin Vlahën, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i 70-vjeçarit, shtetasi A. U., 44 vjeç.

    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Rr. S., 58 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Vlahën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  

    Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Kukës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtrisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi sot policia.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    has Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis në pranga babë e bir
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia do t’ju provokojë ushtarakisht për të testuar aftësitë e NATO-s

    July 3, 2026

    Trump nuk heq dorë nga beteja për praktikën e nënshtetësisë në lindje, në shqyrtim ndalimi i hyrjes në SHBA për gratë shtatzëna

    July 3, 2026

    Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

    July 3, 2026

    Po bën xhiron e rrjetit/ Festa euforike e vëllait të Yamal, si reagoi 3-vjeçari pas kualifikimit të Spanjës

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.