Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia do t’ju provokojë ushtarakisht për të testuar aftësitë e NATO-s

    Trump nuk heq dorë nga beteja për praktikën e nënshtetësisë në lindje, në shqyrtim ndalimi i hyrjes në SHBA për gratë shtatzëna

    Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    BKH arrestime pa Policinë e Shtetit, Braho: Duhet të bëjnë më shumë! Të kemi pavarësinë tonë në operacione specifike

    July 3, 2026
    BKH arrestime pa Policinë e Shtetit, Braho: Duhet të bëjnë më shumë! Të kemi pavarësinë tonë në operacione specifike

    Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Kreu i SPAK Klodian Braho u pyet nga deputetët edhe për raportin mes SPAK dhe Policisë së Shtetit. Konkretisht, deputeti i PS Erjo Mile e pyeti Brahon lidhur me operacionet e BKH në terren për të arrestuar persona në kërkim pa asistencën e Policisë së Shtetit, si në rastin e Adi Çobës në Durrës. Braho tha se Policia e Shtetit është një partner i pazëvendësueshëm, por shprehu rezerva se ku institucion duhet të bëjë më shumë. Braho tha se SPAK dhe BKH nuk duhet të varen nga institucione të tjera, por duhet të kenë pavarësi procedurale dhe operacionale në mënyrë që për një çështje të caktuar, struktura të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin e veprimeve hetimore.

    Erjo Mile: Njoftuar nga mediat, konstatohet rritje aksioneve të BKH pa Praninë e Policisë? Këto aksione nëse janë të vërteta, dhe deri në çfarë mase janë, për çfarë arsyesh vijnë? Kemi të bëjmë me humbje besimi të këtyre strukturave te Policia e Shtetit. Apo ka arsye të tjera. Si është raporti që keni me Policinë e Shtetit?

    Klodian Braho: Referimet e policisë janë rritur, gjatë këtij viti kemi patur referime nga Policia e Shtetit. Kemi vlerësimin me të madh për Policinë e shtetit, për të gjithë ata njerëz që punojnë. Si në çdo institucion, jo të gjithë janë njësoj, ndonjëri mund të ketë probleme me ligjin apo dyshojmë ne. Policia e Shtetit është partneri jonë i pazëvendësueshëm, nuk e zëvendësojmë ne, suksesi jonë është i lidhur me Policinë. Ne presim më shumë nga Policia e Shtetit dhe mendojmë se ka vend për më shumë, veprimet që mund të kryejë BKH edhe për arrestime të personave, janë veprime procedurale që ligji ia lejon BKH. Pengesat mund të vijnë për shkak të mungesës së një infrastrukture të dedikuar operacionale dhe taktike. Pavarësisht bashkëpunimit me institucionet e tjera, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale. S’duhet të varet nga institucione të tjera. Nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit, por jemi të bindur që duhet të kemi pavarësinë tonë procedurale dhe operacionale në mënyrë që për një çështje të caktuar, struktura të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin e veprimeve hetimore. Është praktikë që e kemi parë edhe në institucionet homologe në vende të tjera më të cilat bashkëpunojmë.

    BKH arrestime pa Policinë e Shtetit Kreu i SPAK Klodian Braho
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia do t’ju provokojë ushtarakisht për të testuar aftësitë e NATO-s

    July 3, 2026

    Trump nuk heq dorë nga beteja për praktikën e nënshtetësisë në lindje, në shqyrtim ndalimi i hyrjes në SHBA për gratë shtatzëna

    July 3, 2026

    Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

    July 3, 2026

    Po bën xhiron e rrjetit/ Festa euforike e vëllait të Yamal, si reagoi 3-vjeçari pas kualifikimit të Spanjës

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.