Muçi Shaljani (i njohur edhe si Sheqeri), 40 vjeç, është identifikuar si personi që mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur sot pranë aeroportit të Rinasit.
Shaljani udhëtonte në një automjet të bardhë tip “Benz” së bashku me Gilmando Danin, i cili humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga breshëria e armës së zjarrit.
Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e Shaljanit paraqitet tejet e rëndë, pasi ai ka pësuar një plagë me armë zjarri në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


