Në një kontroll të befasishëm të kryer sot nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, u gjetën pesë telefona celularë të markës iPhone, të cilët janë sende të ndaluara brenda burgut.
Telefonat u gjetën të fshehur në dyert e dusheve në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.
Autoritetet njoftojnë se po vijon puna hetimore për të identifikuar plotësisht personat përgjegjës dhe mënyrën se si këto sende të ndaluara u futën në institucion.

