Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Zbulohen lëvizjet/ Tare ka zgjedhur trajnerin e ri të Milanit

    April 14, 2025
    Tare ka zgjedhur trajnerin e ri të Milanit
    Igli Tare

    MILAN– Igli Tare është gjithmonë e më pranë postit të drejtorit sportiv të Milanit ndërsa gazeta prestigjioze sportive italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, bën të ditur se ai do të takohet brenda 48 orëve të ardhshme me administratorin kuqezi Xhorxho Furlani.

    Palët do të zhvillojnë një takim për një akord të mundshëm mes palëve, por së pari duhet të dinë kushtet që kërkojnë.

    Tema e parë për të trajtuar është trajneri. Nëse Milani arrin të sigurojë një vend në Champions, Serxho Konseisao nuk do të qëndrojë dhe kështu drejtori i ri sportiv, në marrëveshje me përfaqësuesit e tjerë të klubit, duhet të tregojë një listë të trajnerëve të mundshëm.

    Sipas vlerësimit të Igli Tares, në vendin e parë qëndron Maksimiliano Alegri. Ky i fundit i ka të gjitha karakteristikat që kërkon klubi, përveç kësaj, ai nuk e njeh vetëm Italinë, por di të lëvizë në mënyrë perfekte brenda “Milanelos”. Alegri jetoi aty për katër vjet (2010-2014) dhe 178 ndeshje i ulur në stol, me 91 fitore (disa prej të cilave çuan në kampionatin e vitit 2011 dhe një Superkupë Italie), në total pati edhe 49 barazime dhe 38 humbje. Ai do të kthehej me shumë, shumë dëshirë për t’u ulur në pankinën e kuqezinjve. Kabineti i tij personal i trofeut përfshin pesë tituj të tjerë të Serisë A, po aq Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italis, të gjithë titujt e fituar te Juventusi. I lirë që verën e kaluar pas kthimit në Torino, ai tashmë mund të jetë në shërbim të Milanit.

    Përveç trajnerit të ri, drejtori sprtiv duhet të mendojë edhe për merkaton e verës te Milani. Çështja është rinovimi i portierit Majk Menja dhe mbrojtësit Teo Hernandez, të cilëve ju skadon kontrata në 2026-ën. Te Milani nuk duan tju thonë lamtumirë të dyve njëkohësisht, por që duhet të plotësojnë edhe kërkesat e tyre. Gjithashtu duhet vlerësuar edhe reparti i mbrojtjes dhe mesfushës. Tares do ti duhet të paraqesë alternativa për Reijnders, ndërsa dëshiron të qëndrojë Tami Abraham, por për ta mbajtur atë në Milano, do të duhet të negociojë blerjen me Romën, pas vitit./PanoramaSport

    Igli Tare Milani tare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    April 16, 2026

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    April 16, 2026

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    April 16, 2026

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.