Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Armando Broja dëmtohet sërish, ja sa rrezikon të mungojë sulmuesi

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026
    Ambasada shqiptare në Londër "detyron" BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Një reagim zyrtar i Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka detyruar BBC-në të korrigjojë titullin e një artikulli që stigmatizonte një komunitet të tërë për veprimet e disa individëve.

    Artikulli i BBC-së, i publikuar më 24 korrik, mbante fillimisht titullin “Albanians used false papers for settlement scheme” (“Shqiptarët përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”), një formulim që ia atribuonte veprat penale të tre personave, të gjithë shqiptarëve si komunitet. Pas ndërhyrjes së Ambasadës shqiptare në Londër, BBC e ndryshoi titullin në “Trio used false papers for settlement scheme” (“Tre persona përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”).

    Reagimi i Ambasadës

    Raportimet e Medias Britanike Mbi Shqiptaret: BBC, 24 korrik

    Së pari, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë shqiptarët që kanë ngritur zërin kundër stereotipeve të padrejta dhe përgjithësimeve të pabazuara në media. Reagimet tuaja ndihmojnë në mbrojtjen e dinjitetit të komunitetit shqiptar dhe nxisin një debat publik më të drejtë, më të përgjegjshëm dhe të bazuar në fakte. Ju falënderojmë për angazhimin tuaj.

    Media ka një përgjegjësi të veçantë për të raportuar me saktësi, pa paragjykime dhe pa ushqyer stereotipe.

    —–

    Në këtë frymë, Ambasada e Shqipërisë reagoi pranë BBC-së mbi raportin i cili fillimisht mbante titullin: “Albanians used false papers for settlement scheme”, duke ia atribuar veprimet e tre individëve një kombësie të tërë.

    I theksuam BBC-së se një formulim i tillë është i padrejtë, i pasaktë dhe stigmatizues. Kur një çështje penale ka të bëjë me individë të caktuar, përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive. Etiketimi i një kombi të tërë për veprimet e disa personave kontribuon në krijimin dhe përforcimin e paragjykimeve ndaj mijëra qytetarëve shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë me ndershmëri në Britani.

    Më pas BBC e korrigjoi titullin, duke e zëvendësuar me formulimin “Trio used false papers for settlement scheme”.

    Ambasada do të vazhdojë të reagojë sa herë që qytetarët shqiptarë ose Shqipëria trajtohen në mënyrë të padrejtë, diskriminuese apo stereotipizuese në media. Respekti për të vërtetën dhe për dinjitetin e çdo komuniteti nuk është vetëm një standard gazetaresk, por një vlerë themelore e një shoqërie demokratike.

    Ambasada shqiptare në Londër ka detyruar BBC-në të korrigjojë titullin e një artikulli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Armando Broja dëmtohet sërish, ja sa rrezikon të mungojë sulmuesi

    July 28, 2026

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    July 28, 2026

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.