Një plagosje me thikë është shënuar në zonën e “Astirit’ në Tiranë.
Sipas burimeve mësohet se Darmian Keli, 25 vjeç ka plagosur me thikë Amaralando Hoxhallarin, 34 vjeç. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, pasditen e sotme.
Nga të dhënat e para mësohet se Hoxhallari ka ngacmuar të dashurën e 25-vjeçarit. Policia ka arrestuar autorin, Darmian Keli, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.


