Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, ju gjetën armë në studion e tij të tatuazheve

    Debat i ashpër mes Ballës dhe Mediut: Shko jep hesape para drejtësisë

    E rëndë në Kosovë/ Dh*noi burrin për spital, arrestohet gruaja në Pejë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Yield-i i bonove 12-mujore ngrihet mbi normën bazë, pjesëmarrja e investitorëve përsëri e ulët

    April 2, 2026

    Yield-et e bonove 12-mujore shënuan përsëri një korrektim të lehtë në rritje në ankandin e kësaj jave, ndërsa pjesëmarrja e investitorëve ishte përsëri e ulët.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 2.53%, nga 2.5% që kishte qenë në ankandin e fundit. Kjo ishte hera e parë që yield-et e bonove 12-mujore ngrihen mbi normë bazë të interesit, që prej tetorit të vitit të kaluar. Yield-i ngelet gjithashtu në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur kishte qenë në nivelin 2.75% (po aq sa norma bazë e interesit në atë periudhë).

    Megjithatë, rritja e yield-eve ngelet ende e vogël, sidomos po të kemi parasysh hendekun që është krijuar në ankandet e fundit mes kërkesës dhe ofertës. Nga 7.4 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand ishte vetëm 4 miliardë lekë.

    Rritja e lehtë e yield-eve në ankandet e fundit duket se i detyrohet kryesisht uljes së kërkesës nga investitorët. Fillimisht, kjo mund të shpjegohej me uljen e fortë të yield-eve, ndërsa gjatë muajit mars një ndikim të ndjeshëm besohet se ka pasur pritshmëria e fortë për një rritje të normave të interesit në vazhdim.

    Pas sulmit të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, konflikti në Lindjen e Mesme ka sjellë rritje të fortë të çmimeve të naftës dhe nënprodukteve të saj. Kjo është përkthyer, rrjedhimisht, në rritje të pritjeve inflacioniste, për shkak të efektit që shtrenjtimi i produkteve energjetike do të sjellë në zinxhirin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve.

    Për momentin, bankat qendrore nuk kanë reaguar me rritje të normave të interesit, edhe duke shpresuar në një zgjidhje të shpejtë të konfliktit. Por, duke qenë se një zgjidhje e shpejtë nuk duket në horizont, një rritje e inflacionit gjatë muajve të ardhshme duket e pashmangshme. Kjo do të pasohet edhe nga rritja e normave të interesit. Me sa duket, investitorët po përfshihen nga një pritshmëri e tillë, siç ndodhi edhe në vitin 2022. Kjo duket se ka shkaktuar rënie të pjesëmarrjes në ankandet e javëve të fundit të instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare.

    Ndërkohë që deri muajin e kaluar yield-et e titujve qeveritarë vazhdonin rënien dhe pritshmëritë për një rritje të mundshme ishin të dobëta, tensionet gjeopolitike, edhe njëherë, duket se po shkaktojnë një ndryshim radikal në skenarët e pritshëm të ekonomisë dhe tregjeve financiare./MONITOR

    bono 12-mujore Yield
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, ju gjetën armë në studion e tij të tatuazheve

    April 2, 2026

    Debat i ashpër mes Ballës dhe Mediut: Shko jep hesape para drejtësisë

    April 2, 2026

    E rëndë në Kosovë/ Dh*noi burrin për spital, arrestohet gruaja në Pejë

    April 2, 2026

    Tentoi të vr*ste me armë zjarri në Shkodër një 21-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar

    April 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus March 12, 2026

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Genci Kojdheli Dhe nëse 10 vitet e fundit na kanë mësuar diçka, është fakti se…

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Alegri beson te rikthimi i Gimenez, sytë nga sulmuesi për fundin e sezonit

    Parashikimi i horoskopit 31 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Pesë shenja të horoskopit që do të gjejnë dashurinë në Prill

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.