Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Teori konspirative pas performancës së Shakirës në Kupën e Botës, fansat dyshojnë për një sozi në skenë

    Izraeli kundërshton zhbllokimin e fondeve iraniane, shton presionin ndaj SHBA-së për negociatat me Teheranin

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Xhaxhallët morën hak për babain e tij/ Rrëfimi tronditës i Stenaldos në BBV: U v*a pas një përqafimi

    April 10, 2026

    Stenaldo ka ndarë disa muaj më parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 historinë e tij të jetës, e cila nis me një tragjedi të rëndë familjare. Ai tregoi se babai i tij u vra kur ai ishte vetëm një muajsh, në një ngjarje që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.

    Sipas rrëfimit të tij, babai u ekzekutua në mënyrë të pabesë nga një person që pak çaste më parë e kishte përqafuar, e më pas e qëlloi pasi ai i ktheu shpinën për t’u larguar. Stenaldo theksoi se kjo ngjarje ka ndikuar thellë në mënyrën si ai e sheh jetën, duke u shprehur se humbje të tilla nuk “mësohen”, por thjesht bëhen pjesë e qenies së njeriut që në fillim.

    “Unë kam lindur në Lushnje në 28 maj të 1997. Kam lindur në një qytet ku nuk kam jetuar kurrë, hiq muajin e parë të jetës time, derisa im atë në qershor të po atij viti ndërroi jetë, i vrarë në një mënyrë të poshtër në atë vit të poshtër për të gjithë shqiptarët që na ka bërë të humbasim më shumë se çdo herë në historinë tonë të brishtë. U vra nga dikush mbasi atij i dha një përqafim dhe i ktheu kurrizin për të vazhduar rrugën e tij. Dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë që në këtë botë të gjithë trimat vriten nga frikacakët. Kur njeriu rritet me një humbje të tillë nuk ka me asnjë moment dramatik në jetën e tij, nuk ka një moment kur ti e mëson, ti thjesht e di që ndryshe nga fëmijët e tjerë babai jot nuk është aty”, tha ndër të tjera në rrëfimin e tij Stenaldo.

    Së fundmi, zhvillime të reja lidhen me këtë histori. Në Itali janë arrestuar dy xhaxhallarët e tij, Artur dhe Arben Mëhilli, të cilët në vitin 1999 vranë personin që konsiderohej përgjegjës për vrasjen e vëllait të tyre, Rezar Metajn.

    Ata ishin dënuar nga Gjykata e Lushnjës në vitin 2001 për vrasje me paramendim në bashkëpunim, si dhe për armëmbajtje pa leje, me dënime përkatësisht 15 vite e 6 muaj dhe 16 vite e 6 muaj burg. Pas krimit, ata u arratisën drejt Italisë duke përdorur identitete të rreme, me të cilat arritën të siguronin edhe leje qëndrimi.

    Babai big brother vip Stenaldo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Teori konspirative pas performancës së Shakirës në Kupën e Botës, fansat dyshojnë për një sozi në skenë

    June 12, 2026

    Izraeli kundërshton zhbllokimin e fondeve iraniane, shton presionin ndaj SHBA-së për negociatat me Teheranin

    June 12, 2026

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    June 12, 2026

    PS feston 35-vjetorin, socialistët mblidhen sot në sheshin Italia

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.