Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Vr*ten 6 fëmijë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

    July 13, 2025
    Vr*ten 6 fëmijë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

    Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke pritur për t’i mbushur shishet me ujë, kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze. Trupat e tyre janë dërguar në spitalin Nuseirat’s al-Awda, ku janë duke u trajtuar edhe 16 persona të plagosur, prej tyre shtatë janë fëmijë.

    Dëshmitarët kanë thënë se droni ka lëshuar një raketë në turmën që ka qenë duke pritur me shishe të thata në duar, në afërsi të një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

    Ushtria izraelite ka thënë se ka ndodhur një “gabim teknik” pasi në sulm është shënjestruar një “terrorist” i Xhihadit Islamik, dhe për pasojë municioni ka rënë në një tjetër territor.

    Ushtria ka thënë se incidenti është duke u rishikuar dhe se është duke punuar për të zvogëluar dëmin civil.

    Në disa pamje të paverifikuara janë parë fëmijë të përgjakur dhe të vdekur, ndërsa të tjerë duke bërtitur afër, në gjendje paniku dhe dëshpërimi.

    Për sulmin është raportuar pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

    Një zëdhënës i Agjencisë së Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se 19 palestinezë tjerë janë vrarë të dielën në tri sulme të ndryshme në ndërtesa të banimit në qendër të Gazës dhe qytetin e Gazës.

    Ndaras, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se ka trajtuar më shumë viktima në spitalin në Rafah në gjashtë javët e fundit sesa në 12 muajt paraprakë.

    Të shtunën, në spitalin Nasser në jug të Gazës është thënë se kanë vdekur 24 persona afër një qendre për shpërndarje ndihmash. Dëshmitarët kanë thënë se trupat ushtarake izraelite kanë nisur sulme teksa njerëzit kanë tentuar të furnizohen me ushqim.

    Ushtria izraelite ka thënë se nuk është në dijeni për individë të plagosur nga ushtarët e tij afër qendrës për ndihma.

    Për sulmin është raportuar pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

    Një zëdhënës i Agjencisë së Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se 19 palestinezë tjerë janë vrarë të dielën në tri sulme të ndryshme në ndërtesa të banimit në qendër të Gazës dhe qytetin e Gazës.

    Ndaras, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se ka trajtuar më shumë viktima në spitalin në Rafah në gjashtë javët e fundit sesa në 12 muajt paraprakë.

    Të shtunën, në spitalin Nasser në jug të Gazës është thënë se kanë vdekur 24 persona afër një qendre për shpërndarje ndihmash. Dëshmitarët kanë thënë se trupat ushtarake izraelite kanë nisur sulme teksa njerëzit kanë tentuar të furnizohen me ushqim.

    Ushtria izraelite ka thënë se nuk është në dijeni për individë të plagosur nga ushtarët e tij afër qendrës për ndihma./REL

    Femije te vrare ne Gaza Gazë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.