TIRANË– Kur ka kaluar vetëm një ditë pas arrestimit nga policia të autorëve të dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Madhesh të Ulzës, është zbardhur edhe dëshmia që Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj kanë dhënë përpara hetuesve, si dhe lëvizjet që ata kanë kryer para ngjarjes.
Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve që operojnë përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, në pamjet filmike të regjistruara pak orë përpara ngjarjes Petrit Çakrri dhe vellezerit Bushgjokaj janë ulur për të pirë kafe pranë një pike karburanti. Më pas ata kanë qarkulluar me dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe me një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.
Rregjistrimet e kësaj kamere si dhe prova të tjera që faktojnë se Petrit Çakrri ka pasur njohje të mëparshme me 3 vëllezërit Bushgjokaj, por dëshmitë e tyre dhënë në hetuesi bien në kontradiktë me njëra-tjerën.
Fatjon Bushgjokaj ka mohuar njohjen me Petrit Çakrrin, por nga ana tjetër ka pranuar se ka lëvizur në disa fshatra të Klosit dhe Burrelit, me pretendimin se do të kryente vjedhje në disa banesa. Dëshmi kjo që bie ndesh me atë të Petrit Çakrrit, i cili ka pohuar se njihej me një nga vëllezërit Bushgjokaj, pasi kanë qenë në burg së bashku. 55-vjeçari Çakrri ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra./Radar.al


