Paas 4 orësh është zbardhur dëshmia e mamasë së autorit të vrasjes së studentes shqiptare, Ilaria Sulës.
Mamaja e Mark Samson u regjistrua që të shtunën në regjistrin e të dyshuarve me akuzën e bashkëpunimit në fshehjen e trupit të pajetë.
Burimet bëjnë me dije se ajo ka pranuar përshirjen në krim.
“E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, pranon Nors Marlapz.
Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të prokurores Maria Perna, asaj iu formalizua akuza për bashkëpunim në fshehjen e trupit.
Sa I përket urdhër-arrestit për 23-vjeçarin, gjyqtari nënvizon “ftohtësinë dhe mungesën e ndjeshmërisë” në goditjen e befasishme dhe “brutale të një personi që kishte besim tek ai”.
Gruaja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin kur djali i saj kreu vrasjen, thuhet se e ka ndihmuar të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja.
Në ditët në vijim, raportohet se ekipi mbrojtës i 23-vjeçarit mund të kërkojë një ekspertizë psikiatrike për Samson.