TIRANË– Pas krimit të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, policia ka vënë në pranga dy punonjëset e azilit në Tiranë. Nga zënka e dy të moshuarëve njëri prej tyre mbeti i vdekur në vend.
Ndërkohë bëhet fjalë për kryeinfermieren dhe infermieren që ishin sot në turn, gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Të dyja punonjëset e azilit po merren në pyetje nga autoritetet dhe pritet të zbardhin detaje për krimin e ndodhur këtë mëngjes në azilin e Tiranës.
Sot 08.08.2024, në orët e para të mëngjesit 78-vjeçari Zyhdi Shehi, ka goditur me bastun shokun e tij të dhomës 82-vjeçarin, Virxhil Vesho duke e lënë të vdekur. Mësohet se shkak i përplasjes mes dy të moshuarëve është bërë krevati i dhomës ku qëndronin. Shehi është arrestuar dhe ka deklaruar se Vesho e bullizonte gjithmonë.


