Ngjarje e rëndë në Tiranë. Kuzhinieri i lokalit “City Lounge”, Indrit Salimllari, ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të rënda që mori nga kolegu i tij, Filip Shehu, gjatë një konflikti brenda ambienteve të lokalit në zonën e Komunës së Parisit.
Sipas burimeve, mes dy punonjësve kishte debate të vazhdueshme, ndërsa autori i dyshuar, që punonte si picier, ka deklaruar se ishte bullizuar nga viktima.
Pas ngjarjes, Shehu u arrestua nga policia, ndërsa trupi i pajetë i kuzhinierit është dërguar në morg për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit që tronditi zonën e Komunës së Parisit.


