Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vra*je me porosi për hakmarrje jashtë Shqipërisë? Zbardhen pistat e atentatit ndaj Elis Roshkodolit

    June 28, 2025
    E qëlluan në mes të lokalit, 14 plumba i morën jetën Rroshkodolit

    Prokuroria e Posaçme po heton pistën e përfshirjes së një grupi kriminal në vrasjen e Elis Roshkodolit, ngjarje e ndodhur një vit më parë në Shkodër. Dyshohet se vrasja mund të jetë porositur si hakmarrje për konflikte të ndodhura jashtë Shqipërisë, pasi viktima ishte kthyer prej një viti nga Belgjika.

    Aktualisht, në burg ndodhen Voltan Xhani dhe kushëriri i tij që punonte në një servis të marrë me qira, ndërsa në kërkim vijon të jetë Dritan Milani, i lidhur me një tjetër atentat të dështuar, ku mbeti i plagosur vëllai i tij, Olger Stolaj.

    Sipas Prokurorisë, Elis Roshkodoli u qëllua për vdekje ndërsa po pinte kafe me një shok, nga një person i maskuar me maskë COVID. Autori mbërriti me një automjet me targa të vjedhura në Mal të Zi, të cilat më pas u zëvendësuan me targa të tjera, të shpallura të humbura nga një shtetas gjerman – ky i fundit nën hetim për mashtrime në vendin e tij.

    Pamjet e sigurisë të analizuara nga dhjetëra kamera tregojnë për një mjet që e priste autorin e vrasjes me dyer të hapura, çka sugjeron praninë e të paktën dy bashkëpunëtorëve në vendngjarje.

    Dëshmitarë të shumtë kanë deklaruar se viktima kishte planifikuar të largohej sërish jashtë vendit. Një prej tyre tha se Roshkodoli i kishte shitur makinën, duke i treguar për planet për t’u larguar. Edhe e ëma e tij konfirmoi se djali po përgatitej të rinovonte pasaportën dhe se shoqëria e tij përfshinte persona nga Shkodra, Elbasani dhe Korça.

    “Djali im i vetëm, kishte humbur të atin dhe të vëllanë, dhe nuk më kishte shprehur ndonjë shqetësim. Po bënte pasaportën sepse donte të ikte”, deklaroi nëna e viktimës, e cila i ka dorëzuar Prokurorisë edhe numrat e telefonit të personave me të cilët Roshkodoli shoqërohej.

    Hetimet për vrasjen vijojnë nën drejtimin e SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ndërsa mbetet ende e hapur pista e porositësve dhe motiveve përfundimtare të ngjarjes.

    elis roshkodoli hetimi shkodër vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    July 26, 2026

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    July 26, 2026

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.